Ndërron jetë papritur 13 vjeçarja pas fjalimit në kishë

Një vajzë 13 vjeçare nga Shkodra, Loredana, ka ndërruar jetë. Lajmin e bën të ditur Dom Artur Jaku i cili përmes një video mesazhi zbulon se vajza e cila ndiqte klasën e 9-të sapo kishte mbaruar leximin por papritur nuk është ndjerë mirë. Vogëlushja shkodrane e cila shërbente në kishë, dyshohet se ka pësuar infarkt në zemër.

“Pushofsh në paqe e ëmbla Lori”, shkruan Dom Artur Jaku ndërsa shton: “Çfarë mund të shkruaj për ty? Për engjëjt flitet pak, të pushtojnë thellësisht zemrën dhe si rreze dielli të mahnisin çfarë bukurie ka thur Ati. Jepna forcën e shkëlqimit të syve të tU që të të mbajmë gjithmonë në kujtesë si prani qiellore”.

00:00
01:37

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne