Ndërron jetë themeluesi i “IKEA”, bëri revolucion në dizenjimin e mobiljeve

Themeluesi suedez i rrjetit të dyqaneve të mobiljeve”IKEA”, Ingvar Kamprad, ka ndërruar jetë në moshën 91 vjeçare.

Kompania ka konfirmuar se Kamprad, ndërroi jetë në shtëpinë e tij në Småland, Suedi.

Kamprad përshkruhet si një nga biznesmenët më të rëndësishëm të shekullit të 20. Megjithatë, në jetën e tij ka patur edhe dritëhije, si lidhja e tij me Nazistët, një moment i jetës së tij, të cilin biznesmeni e ka quajtur “gabimin më të madh”.

Kompania e tij, fitoi popullaritet për shkak të thjeshtësisë dhe çmimit të lirë të mobiljeve. Sot “IKEA” gjendet në shumë vende të botës dhe është ndër kompanitë e preferuara, për mobilimin e shtëpive.

Dizajneri i mobiljeve, Jeff Banks, shprehet se krijimtaria e Kamprad, ndryshoi në mënyrë radikale, mënyrën se si njerëzit arredonin shtëpitë e tyre./BBC

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne