Ndërtimi i HEC-it në Zallin e Melthit, banorët përplasen me policinë

Ndërtimi i një HEC-i në zallin e Melthit ka ngritur në protestë të gjithë banorët e fshatrave Gjoçaj, Zall Gjoçaj, Dukagjin e Lam i Madh në Bashkinë e Matit.

Banorët shprehen të vendosur për të mos lejuar ndërtimin e këtij HEC-i.

Protesta e banorëve është zhvilluar pranë kantierit të ndërtimit të firmës që do të ndërtojë hidrocentralin.

Banorët duken të vendosur për të mbrojtur me çdo çmim Zallin e Melthit, si edhe i bëjnë thirrje firmës të ndalojë punimet.

Gjatë kësaj protestë banorët tentuan të hyjnë në kantierin e ndërtimit, por dhjetra forca policie të repartit të ndërhyrjes së shpejtë dhe ato të komisariatit të Matit i kanë penguar ata.

Ndërtimi i HEC-eve mbi zallin e Melthit, sipas banorëve do të shkatërronte gjithë zonën duke e bërë të pabanueshme.

Edhe pse ata i kanë kërkuar të gjitha instancave që nga ministritë e deri tek kryeministri që të ndërhyjnë për pezullimin e punimeve, firma vazhdon punën.

Banorët thanë se nuk do të ndalen me protestat e tyre edhe pse firma mbrohet nga shteti, ata nuk do të lejojnë që punimet të vazhdojnë./tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne