Ndeshja Turqi-Shqipëri do të drejtohet nga arbitri rumun, Ovidiu Alin Hategan

Kombëtarja e Turqisë dhe Shqipërisë do të përballen të premten më 11 tetor në Stamboll në ndeshjen e Grupit H për eliminatoret e Kampionatit Evropian të Futbollit 2020 (Euro 2020).

Ndeshja që do të zhvillohet në Stadiumin “Fenerbahçe Sukru Saracoglu” në orën 21:45 me orën lokale, do të drejtohet nga arbitri i Federatës Rumune të Futbollit, Ovidiu Alin Hategan.

Kurse ndihmësit e Hategan do të jenë Octavian Sovre dhe Sebastian Eugen Gheorghe.

Arbitri i katërt i ndeshjes në fjalë do të jetë Sebastian Constantin Coltescu.

Turqia, nga 6 ndeshjet në grupin H, deri më tani ka mbledhur 15 pikë.

Kurse Shqipëria është në vendin e katërt me 9 pikë në grupin e saj./trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne