Ndeshje në Europa League, Skënderbeu luan për 3.3 mln euro

Ndeshje e play-off në Europa League  përballë Dinamo Zagreb, mund ti japë korcarëve një biletë për në grupet e Europa League, por edhe të prodhojë miliona në arkat e klubit jugor.

Nëse ujqërit e dëborës kualifikohen me kroatët, ata do të arkëtojnë shifrën prej 3,3 milionë euro.

Deri në këtë moment klubi i presidentit Takaj ka përfituar shumën e 675 mijë euro nga institucioni europian.

Tashmë faza tjetër e play off, ka si përfitim në rast suksesi 2.6 milionë euro.

Kujtojmë që në  verën e 2015-ës, kur u kualifikuan në grupet e Ligës së Europës, arkëtoi shuma të konsiderueshme, duke vijuar me një fitore historike në shifrat 3-0 ndaj Sportingut të Lisbonës.

Tashmë, kur kanë kaluar dy vite, kanë shansin që të kalojnë sërish këtë raund.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne