Ndihmat mjekësore të Turqisë mbërritën në Somali

Avioni i Forcave të Armatosura Turke që transportonte pajisje mjekësore në kuadër të luftës kundër tipit të ri të koronavirusit (Covid-19), mbërriti në Somali.

Sipas deklaratës së bërë nga Ministria e Mbrojtjes Kombëtare nga llogaria në median sociale “Twitter”, avioni i ushtrisë turke me ndihmat mjekësore të përgatitura nga Ministria e Shëndetësisë dhe Gjysmëhënës së Kuqe Turke (Kızılay), për luftën kundër koronavirusit dhe materialet që i nevojiten ushtarëve me detyrë në rajon, u ul në kryeqytetin Mogadisho të Somalisë.

Personeli turk në avion u prit nga Zëvendësministri i shëndetësisë, Mohamed Said.  /trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne