Ndihmëspresidenti Oktay: Nëse qytetarët tanë nuk lirohen menjëherë pasojat do të jenë të rënda

Ndihmëspresidenti, Fuat Oktay bëri të ditur që në qoftë se milicët e paligjshëm të Hafterit në Libi nuk lirojnë menjëherë qytetarët turq pasojat do të jenë të rënda.

Në deklaratën e bërë në lidhje me qytetarët turq të ndaluar nga forcat e milicisë së paligjshme të Hafterit, Ndihmëspresidenti Oktay tha se Ministria e Punëve të Jashtme, ambasada turke në Libi dhe të gjitha njësitë relevante janë duke zhvilluar me ndjeshmëri punimet e nevojshme në përputhje me informacionet dhe direktivat e Presidentit Recep Tayyip Erdogan.

Oktay bëri të ditur se kanë vendosur kontakte me qytetarët turq në Libi dhe se gjendja e tyre shëndetësore është e mirë, ndërsa vijoi me këto fjalë: “Të gjitha institucionet tona janë duke punuar për lirimin dhe kthimin e qytetarëve tanë në Turqi. Nëse ata që i mbajnë peng nuk i lirojnë menjëherë, atëherë për ne do të shndërrohen në shënjestra legjitime dhe pasojat do të jenë të rënda. Republika e Turqisë është e vendosur që me të gjitha institucionet të mbrojë sigurinë dhe të drejtat e qytetarëve të saj pa marrë parasysh se ku ndodhen ata”.

Ndërkaq zëdhënësi i Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AK Parti), Omer Çelik reagoi ashpër nëpërmjet llogarisë së tij në median sociale.

“6 qytetarët tanë janë ndaluar me banditizëm. Kërkojmë që ata të lirohen menjëherë”, shkruan Çelik në postimin e tij.

Ai gjithashtu bëri të ditur se askush nuk duhet të zgjedh një qëndrim armiqësor ndaj Turqisë, ndërsa shtoi se “Ne çdoherë dëshiruan paqe dhe stabilitet për Libinë. Urojmë që e ardhmja e saj të jetë në paqe dhe qetësi. Ne dolëm dhe do të vazhdojmë dalim kundër shkeljeve të ligjeve në këtë vend”./trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne