”Ndryshimet klimatike kanë tashmë një ndikim konkret në shëndetin tonë”, paralajmëroi një raport i publikuar sot, që këshillon edhe përshpejtim të kalimit drejt një shoqërie bazuar në energjinë e rinovueshme.
”Simptomat e shkaktuara nga rritja e temperaturave mesatare dhe shtimi i dukurive ekstreme klimatike janë të qarta prej disa vitesh, dhe ndikimet mbi shëndetin janë më të këqija nga sa mendohej më parë”, thekson dokumenti, i publikuar në revistën mjekësore britanike ‘’The Lancet’’.
Për shembull, mes viteve 2000-2016, numri i personave të prekur nga vala e të nxehtit u rrit me rreth 125 milionë duke shënuar një rekord prej 175 milionë personash të ekspozuar në 2015, pasojat për shëndetin variojnë nga stresi termik apo goditja nga piku i nxehtësisë në përshkallëzim deri në kardiopati apo rritje e rrezikut në mosfuksionimin e veshkave që lidhet me dehidratimin.
”Gjatë së njëjtës periudhë, rritja e temperaturave ka ulur me 5,3 për qind produktivitetin e punëtorëve në zonat rurale”, vlerëson raporti.
Ngrohja e klimës ka zgjeruar gjithashtu fushën e veprimit të mushkonjave bartëse të etheve tropikale duke rritur mundësinë e transmetimit të sëmundjes me 9,4 për qind që nga viti 1950, ndërsa numri i pacientëve thuajse është dyfishuar çdo 10 vjet./ trt