Ndocaj: Parlamenti me ‘pullë të kuqe’, Xhaçkës i shkon të thotë Palikari

Ish-deputeti kaubojs, Eduard Ndocaj, ka zgjedhur ta komentojë me zë atë se çfarë ka ndodhur në seancën e djeshme parlamentare, si dhe për gjuhën greke të përdorur nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

Kreu i PBDKSH, i cili nga njëra anë po i jepte makinës, ka zgjedhur të bëjë monolog, duke e postuar videon në rrjetin social “Facebook”.

‘Mirëmëngjesi të gjithëve! Dje po ndiqja parlamentin dhe me të thënë të drejtën tani është bërë parlament me i vu atë pullën e kuqe, pavarësisht se kryeministri e ka pasur gjithmonë ves. Dje po fliste greqisht, ku i thoshte Dules, për Palikarin. Ishte e fortë ajo batuta e Salianjit që tha se na ka mbetur kryeministri me Palikarin në gojë. Nuk i shkon kjo fjalë Ramës, për këtë ka ministren e mbrojtjes. Xhaçkës i shkon të thatë Palikari, sepse ka marrë ministrinë më të fortë. Asaj i shkon ta thotë si frazë.

La Dulen dhe më pas filloi me Saliun, Qirje Saliu. Atij i është më i dhanë dorën, jo me i thanë fraza të tilla.

Disa gazeta shkruanin se është çmendur kryeministri, por nuk është çmendur jo. Ai do të largojë vëmendjen nga çështja Tahiri dhe fillon dhe flet idiotësira në Parlament.

Mos ti thotë Saliut Qirje, se ka Qirje Bushatin, Çuçin, e ka plot me Qirje kabinetin”.

 

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne