Ndryshimet kushtetuese/ Meta kërkon takim me Bashën në orën 11:00

Presidenti Ilir Meta ka kërkuar një takim me kreun e opozitës, Lulzim Basha.

Nga të dhënat e para, bëhet e ditur se takimi nga Kreu i Shtetit është kërkuar për në orën 11:00.

Nuk dihet ende çfarë do të diskutohet mes Metës dhe Bashës, por ditët e fundit situata politike është trazuar sërish, pasi kryeministri Edi Rama pranoi propozimet e opozitës parlamentare për ndryshime kushtetuese për Reformën Zgjedhore.

Basha doli kundër këtij vendimi, duke thënë se po bëhet me qëllimin e vetëm për të bllokuar koalicionet parazgjedhore, pasi sipas tij, Rama i frikësohet koalicionit opozitar në zgjedhje./BW

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne