Ndryshimet në Kodin Penal, Braimllari: Modeli që ofroi qeveria ‘Rama’ në këtë pandemi është burgu

Ish-deputeti i LSI-së Endrit Braimllari e ka ndalur sërish vëmendjen te situata e krijuar në vend si pasojë e COVID 19.

Braimllari thotë se me ndryshimet në Kodon Penal qeveria shqiptare zgjodhi modelin e burgosjes në kushtet e pandemisë, në një kohë që vende të tjera e mbledhin Parlamentin për të diskutuar e miratuar strategji të nxjerrin nga kriza.

POSTIMI I PLOTË

Ne kete situate pandemie ne çdo vend te botes qeverite falenderojne qytetaret per bashkepunimin, hartojne strategji me plan masash financiare, i shikojne qytetaret e tyre si partnere duke bashkepunuar, mbledhin Parlamentin per te miratuar strategjine e daljes nga kjo situate.

Ndersa ne vendin tone, Edi Rama mbledh nje Palament dallkaukesh per te ndryshuar Kodin Penal me qellim burgosjen e qytetareve te tij.

Modeli qe ofron kjo qeveri ne kete situate pandemie eshte burgu.

Qytetaret nuk kane nevoje per burgosje, por kane nevoje per nje plan te qarte te daljes nga kjo situate, kane nevoje per TESTIME masive ate çka Edi Rama nuk po e ofron./tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne