“Ndryshimi i kufijve Kosovë-Serbi”, Nishani: Do të ishte një investimi i rrezikshëm

Ka nisur dita e dytë e Samitit Global të Paqes për Europën Juglindore që po mbahet në Tiranë. Ish presidenti Bujar Nishani gjatë fjalës së tij foli për ndryshimin e kufijve midis Kosovës dhe Serbisë.

Nishani deklaroi se do të ishte një investimi i rrezikshëm për Rajonin, por edhe më tej.

“Do të ishte investimi më i keq dhe i rrezikshëm jo vetëm për perspektivën e rajonit por edhe më tej. Historia ka një realitet që nuk ka asnjë vend pa minoritete.

A do ishte e mundur që të përcaktoheshin territoret në bazë të etnive? Kjo është e pamundur.

Ndaj duhet komunikim, reflektim dhe marrëveshje të gjithëpranueshme. Duke mbajtur të gjallë frymën e bashkëpunimit, respektit reciprok, do të vijmë besoj në një zgjidhje të përbashkët. Do doja të theksoja se demokracia mbeten në gjykimin tim çelësi i suksesit në sfidat para nesh.

Kështu duke ruajtur demokracinë kemi krijuar mekanizmin e duhur ku institucionet funksionojnë dhe modelet perëndimore të funksionojnë edhe në Europën Juglindore.”/tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne