Ndryshimi i regjimit sirian: projekti 70 vjecar

Dy vite përpara se të fillonin të shihnim ngjarjet e para të dhunshme në Siri gjendesha në Britaninë e Madhe. Kam zhvilluar takime me zyrtarë të lartë brtianikë dhe më kanë treguar se po përgatisnin diçka në lidhje me Sirinë. Kjo gjë nuk ka ndodhur në SHBA, por në Britaninë e Madhe. Britania po trajnonte njerëz të armatosur për të ndërhyrë në Siri.

Ju mund të ngrini pretendimin se ideja e rrëzimit nga pushteti të “diktatorit sirian” Bashar Assad i përket një mendësie e kohëve të fundit që rrjedh nga goditjet e tij brutale ndaj protestuesve të cilat kanë filluar në mars të vitit 2011.

Megjithatë e vërteta qëndron ndryshe, aktivitetet për largimin nga detyra i përkasin një projekti 70-vjeçar …

CIA ka mbështetur një grusht shteti të krahut të djathtë në Siri që ka ndodhur në vitin 1949. Një agjend i CIA-s, i cili ka shkruar disa libra rreth këtij grushti shteti ka qënëi përfshirë personalisht në këto ngjarje.

Douglas Little, Profesor në Departamentin e Historisë sëuniversitetit Clark University është shprehur se:

Të dhënat që janë deklasifikuar më sëfundme konfirmojnë se fillimisht më 30 nëntor të vitit 1948, i dërguari i CIA-s në Siri, Stephen Meade ka zhvilluar në mënyrë të fshehtëtë paktën gjashtë takimeme Kolonelin Zaim për të diskutuar “mundësinë e krijimit të një diktature të mbështetur nga ushtria.” [“Cold War and Covert Action: The United States and Syria, 1945-1958,” Middle East Journal, Dimri 1990, f. 55]

***

Që në fillimet e vitit 1949, kjo republikë e re arabe e pavarur që sapo e kishte fituar këtë pavarësikonsistonte në një terren të rëndësishëm për eksperimentet më të hershme të CIA-s përsa i përket operracioneve të fshehta.

CIA ka inkurajuar fshehurazi një grusht ushtarak të krahut të djathtë në vitin 1949.

Cila është arsyeja pse SHBA-ja ështëpërfshirë në këtë grusht shteti? Më lejoni ta shpjegojmë përciptazi:

Gjat periudhës së fundit të vitit 1945, Kompania amerikane e naftës në Arabinë Arabe (ARAMCO) bëri me dije planet e saj në lidhje me ndërtimin e linjës së tubacioneve (TAPLINE – Naftësjellësi Trans-Arab) që do të fillonte nga Arabia Saudite dhe do të arrinte deri në Detin Mesdhe. Me ndihmën e SHBA-së, ARAMCO mori të drejta për ndërtimin e këtyre tubacioneve nga Libani, Jordania dhe Arabia Saudite. ndërkohë që përsa i përket lejes nga pala siriane, kjo çështje u zvarrit në parlament.

Thënë me fjalë të tjera, Siria përbënte pengesën e vetme për ndërtimin e tubacionit fitimprurës të naftës.

(Në të vërtetë, CIA ka qënë gjithnjë që nga fillimi në kërkim të një arsyeje për të ndërmarrë këtë lloj operacioni të fshehtë.)

Në vitin 1956, zyrtarët e NSA-së dhe të CIA-s kanë bërë me dije se kanë hedhur hapat e parë të operacionit që njihet nën emrin “OperacionitShpërbërës” për të bërë të mundurorganizimin e një grusht shteti “antikomunist”në Siri të mbështetur nga SHBA-ja.

Në vitin 1957, CIA ka planifikuar një tjetër grusht shteti, i cili në gjuhën e kodeve njihet si“Operation Wappen”.Pasiu zbulua e vërteta në lidhje me komplotin e bërë për realizimin e këtij grushti shteti, SHBA-jafilloi të përdorte mjete të tjetra për të përmbysur qeverinë siriane.

Pas u zbuluan për publikun përpjekjet e bëra për realizimin e një grushti shteti, qeveria amerikane dhe mediat filluan ta përshkruanin Sirinë si një “ushtri sovjetike”. Një raport i shërbimeve tëinteligjencës pretendonte se Bashkimi Sovjetik i kishte dorëzuar qeverisë siriane në dorëmë shumë se 123 avionë ushtarakë Migs. Nëpunësi i shërbimeve të inteligjencës që ka përgatitur këtë raport, Kennett Love më vonë është shprehur se“ky pretendim nuk ka qënë i vërtetë dhe jo vetëm që nuk bëhet fjalë për më shumë se 123 avionë ushtarakë, por edhe nuk është dorëzuar asnjë Migs. Në shtator të vitit 1957, Shtetet e Bashkuara të Amerikëskanë dërguar dhe vendosur një flotë në Mesdhe, kanë armatosur disa nga fqinjët e Sirisë dhe e kanë nxitur Turqinë që të vendosë 50,000 trupa në kufirin e saj me Sirinë. Sekretari amerikan i Shtetit të asaj periudhe, John Foster Dulles ka parashtruar idenë që SHBA-jatë përpiqet që të përdorë “Doktrinën Eisenhoëer” për hakmarrjen kundër provokimeve, dhe një qëllim i këtillëështë konfirmuar më vonë në një raport ushtarak. Asnjë nga shtetet arabe nuk e përshkruante Sirinë si një shtet provokues, dhe për këtë arsye u detyruan që t’i tërhiqnin këto dislokime ushtarake.

Gjithashtu në vitin 1957, presidenti amerikan dhe kryeministri britanik ranë dakord mes tyre qëtë fillojnë përpjekjet përsëri për ndryshimin e regjimit në Siri. Historianianët kanë nxjerrë në pah se grushti i grushtit të shtetit u zbulua dhe u ndal:

Më 12 gusht 1957, ushtria siriane rrethoi ambasadën e SHBA-së në Damask. Parashtrohej fakti se kishin dështur përpjekjet për të zhvilluar një grusht shteti që kishte për qëllim presidentin e asaj kohe që pretendohet të ishte politikisht asnjanës, Shykry Kuvvetliun dhe në vend të tij të sillej në detyrë një person tjetër që do të reflektonte interesat perëndimore. Shefi i shërbimeve tëkundërzbulimit sirian, Abdul Hamid Sarraj është shprehur se tre diplomatë amerikanë kanë qënë të përfshirë në organizmin e grushtit te shtetit. Shefi i kundërzbulimit sirian, Sarraj reagoi me shpejtësi kur më 12 gusht, dëboi nga Siria Stone dhe agjentë të tjerë të CIA-s, më pas vazhdoi më tej duke arrestuar bashkëpunëtorët e tyre dhe duke vënë ambasadën e SHBA-së nën mbikëqyrje.

***

Çfarë është më e rëndësishme qëndron në faktin se Siria gjithashtu kishte kontrollin e njërit prej arterieve kryesore të naftës në Lindjen e Mesme, tubacionin që lidhte fushat e naftës që i përkisnin Irakut pro-perëndimor me Turqinë.

***

Në brendësi raporti shprehet se në momentin që do të krijohet njëherëshkalla e nevojshme e frikës, do të fillonte tëorganizoheshin incidentet kufitare dhe përplasjet kufitare për të pasur të sigurt një pretekst që do të justifikonte më vonë ndërhyrjen ushtarake të Irakut dhe Jordanisë. Në raport thuhet Siria duhej “të paraqitej në sytë e publikut si sponsor i komploteve, sabotazhit dhe dhunës së drejtuar kundër qeverive fqinjeCIA dhe SIS (Shërbimet Britanike të Inteligjencës) duhet të përdorin aftësitë e tyre në fushat psikologjike dhe të veprimit për të shtuar tensionin.”

***

Ky plan bënte thirrje për financimin e një “Komiteti të Lirë Sirie” [hmmm … ky emër tingëllon paksa i njohur] dhe armatosjen e “fraksioneve politike me aftësi paraushtarake apo edhe me aftësi të tjera vepruese” brenda territorit tëSirisë. Organizatat e shërbimeve të inteligjencës si CIA dhe MI6 do të nxisnin kryengritjet e brendshme, për shembull do të nxisnin protesta nga ana e Durzive[1] [që i përkisnin një sekti mysliman shiit] të vendosur në jug të vendit, të ndihmonin për të liruar të burgosurit politikë të mbajtur në burgun Mezze dhe të nxisnin Vëllazërinë Myslimane që të kryente një kryengritje në Damask.

Dokumentet e CIA-s që janë publikuar në vitin 1983 tregojnë se SHBA-ja planifikonte këto aktivitete:

Do tëorkestronte kundër Sirisë në mënyrë të fshehtë kërcënime të njëkohshme ushtarake nga tre shtete kufitare që ishin tashmëarmiqësorekundrejt Sirisë: Iraku, Izraeli dhe Turqia.

***

Të paktën, duhet të merret në konsideratë fakti që duhet të orkestrohet një kërcënim i besueshëm ushtarak kundër Sirisë në mënyrë që të nxitet të paktën një ndryshim i moderuar në politikat siriane, pavarësisht se vetë politikat e ndjekura nga kjo qeveri ishte të moderuara.

Dokumentet e CIA-s tregojnë se në vitin 1986, CIA kishte hartuar plane për të përmbysur qeverinë ekzistuese të Sirisë duke provokuar rritjen e tensioneve sektare.

Neokonzervatorët planifikuan ndryshimin e regjimit në Siri edhe një herë tjetër, kësaj rradhe në vitin 1991. Gjenerali Wesley Clark, i cili është edhe personi që ka udhëhequr fushatën e bombardimeve të NATO-s në luftën e Kosovës, është shprehur se: “Puna më ngeli sërisht mua në dorë, në vitin1991 zhvillova një takim me Paul Wolfowitz.”

***

“Në vitin 1991, Wolfowitzishte nënsekretari për hartimin e Politikave tëMbrojtjes, që njihet si pozicioni i njeriut të tretë më të rëndësishëm në Pentagon. Kam pasur rastin që ta takoj kur ndërkohë që shërbeja sikomandant nëQendrën Kombëtare të Trajnimit.

***

Dhe i thashë kështu, “Z. Sekretar, duhet të jeni mjaft të kënaqur me punën e trupave në “Operacionin Stuhia e Shkretëtirës”.

Ndërsa ai m’u përgjigj se: “Po, por jo aq sa dua.Sepse e vërteta është se detyra jonë ishte që të rrëzonimSaddam Huseinin, ndërkohë që nuk arritëm ta bënim një gjë të këtillë. Megjithatë nga kjo eksperiencë[nga Lufta e Gjirit Persik] mësuam një gjë, se ne mund të përdorim ushtrinë tonë në këtërajon –pra në Lindjen e Mesme –ndërkohë që sovjetikët nuk do të na ndalojnë të bëjmë një gjë të këtillë. Po kështu mësuam se nda duhen rreth 5 deri në 10 vjet për të pastruar ato regjime të vjetra reflektuese të sovjetikëve –si Siria, Irani, Iraku–përpara se të vijë superfuqia e ardhshme botërore dhe të na sfidojë.”

Ndiqni videon me linkun në vazhdim duke filluar nga minura e tretë dhe shtatë sekonda.

***

Në vitin 1996, neo-konservatorët e SHBA-së dhe të Izraelit kanë lobuar në këtë mënyrë për të vërtetuar se është e nevojshme ndërhyrja ushtarake kundrejt Sirisë:

Dobësimi, rrethin, dhe madje edhe kthimi i Sirisë në situatën e vjetër….

Gjenerali Clarke është shprehur se në vitin 2001 Pentagoni ka planifikuar përsëri ndryshimin e regjimit të Sirisë:

Menjëherë pas ngjarjeve të11 shtatorit, gjendesha diku në Pentagon. Rreth dhjetë ditë pas ngjarjeve të 11 shtatorit shkova në Pentagon dhe pashë që aty ndodheshin edhe Sekretari i Mbrojtjes Rumsfeld dhe Zëvendës-sekretari i tijWolfowitz. Me anë të shkallëve po zbrisja poshtë për të përshëndetur disa nga njerëzit e Shtabit të Përbashkët të cilët kishin punuar për mua më parë ndërkohë qënjë prej gjeneralëve që ndodhej aty më ftoi. Ai më foli kështu: “Zotëri, nëse do të mund të vini brenda do ë dëshiroja të flisnim në lidhje me disa çështje. Ndërkohë m’u desh t’i them se isha i zënë. Ai mu kthye duke më thënë“Jo, jo.”Dhe më tha se, “Ne kemi marrë vendimin që ne do të luftojmë me Irakun.”Një ngjarje e këtillë ka ndodhur diku rreth 20 shtatorit.

***

Kështu që u ktheva për të të takuar të njëjtin person që më kishte dhhënë këtë informacion disa javë më vonë ne kishim arritur deri në pikën që ishim duke bombarduar Afganistanin. Unë e pyeta, “A vazhdon të jetë në fuqi vendimi për të ndërhyrë ushtarakisht në Irak?”kësaj pyetje ai iu përgjigj, “Oh, akoma më keq se kaq.” Ai u afrua drejt tryezës së tij të punës. Nga aty mori një copë letre. Më tha, “Këto informacione i kam marrë sot nga lart” – që do të thotë se ky dokument kishte ardhur nga zyra e Sekretarit të Mbrojtjes. Më pas ai më tregoi se, “Kjo është një memo që përshkruan se si do të ndërhyjmë ushtarakisht shtatë vende të ndryshme në pesë vjet, duke filluar me Irakun, dhe pastaj Sirinë, Libanin, Libinë, Somalinë, Sudanin dhe duke përfunduar me Iranin.

https://www.youtube.com/watch?time_continue=2&v=9RC1Mepk_Sw

***

Michel Chossudovsky shprehet si më poshtë:

Ndarja e propozuar e territoreve të Irakut dhe Sirisë është frymëzuar gjerësisht në modeline Federatës së Jugosllavisë e cila tashmë është ndarë në shtatë “shtete të pavarura” (Serbi, Kroaci, Bosnje-Hercegovinë, Maqedoni (FYRM), Slloveni, Mali i Zi dhe Kosovë). Sipas Mahdi Darius Nazemroaya, ndarja e Irakut në tre shtete të reja të veçanta është pjesë e një procesi më të gjerë të rishkrimit nga fillimi të hatrës së shteteve të Lindjes së Mesme.

Harta e mësipërme e shpërbërjes së këtyre shteteve është përgatitur nga nënkoloneli Ralph Peters. Kjo hartë është botuar në revistën e Forcave të Armatosura në numrin e qershorit të vitit 2006, Peters është një kolonel i dalë në pension nga Akademia Kombëtare e Luftës së SHBA-së.

Pavarësisht se kjo hartë nuk pasqyron zyrtarisht doktrinën e Pentagonit, ajo është përdorur gjatë një programi trajnimi në Kolegjin e Mbrojtjes të NATO-s që zhvilohej për zyrtarët e lartë ushtarakë (Shih lajmin: Planet për Rivitalizimin e Lindjes së Mesme: Projekti për “Lindjen e Mesme të Re” Nga Mahdi Darius Nazemroaya, Hulumtimi Global, nëntor 2006)(Të drejtat e copyright-it të kësaj harte i përkasin Yarbay Ralph Peters, 2006).

Bisedat me shkrim të publikuara nga një kabllo diplomatike amerikane e 13 dhjetorit 2006 tregojnë se si qeveria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës po kërkonte për të kapur një moment të dobësisë së qeverisë së Assadit që mund të shfrytëzoheshin për ta rrëzuar këtë qeveri. William Roebuck, i cili ka shërbyer si zyrtar pranë ambasadës amerikane në Damask është shprehur kështugjatë këtyre bisedave diplomatike të publikuara tashmë:

Ne besojmë se dobësitë e Bashar Assadit [udhëheqësit të Sirisë]qëndrojnë në mënyrën se si ai zgjedh të reagojë përsa i çështjeve të dyshimta, – qoftë ato reale, por edhe ato që janë thjesht një perceptim – siç është konflikti që shihet midis hapave të reformës ekonomike,problemit të forcave të korruptuara, çështjes kurde dhe kërcënimit potencial për regjimin nga prania gjithnjë e më shumë në rritje e ekstremistëve islamikë në tranzicion. Këto informacione nga këo biseda përmbledhin vlerësimin tonë të këtyrenë lidhje me këto dobësi dhe parashtrojne edhe alternativat se mund të veprojë në vijimësi qeveria amerikane me deklaratat e saj dhe sinjalet që mund të përcjellë që do të përmirësojë gjasat e krijimit të këtyre mundësive të lartpërmenduara.

Roebuck argumentoi se Shtetet e Bashkuara duhet të përpiqen të destabilizojnë qeverinë siriane duke u koordinuar dhe bashkëpunuar më ngushtë me Egjiptin dhe Arabinë Saudite për të nxitur edhe më shumë tensionet sektare ndërmjet sunitëve dhe shiitëve. Një gjë e këtillë mund të realizohet edhe duke përfshirë promovimin e frikës së ekzagjeruarë të Shia-s për prozelitizimin e sunive dhe shqetësimin për përhapjen e ndikimit iranian në Siri në formën e ndërtimit të xhamisë dhe aktiviteteve të ndryshmetregtare.

SHBA-ja filloi që të financojnë opozitën siriane në vitin 2006 … dhe filloi të armatoste opozitën në vitin 2007.

Ish ministri i jashtëm francez Roland Dumas është shprehur se Britania kishte planifikuar ndërhyrje të fshehtë në Siri që në fillim të vitit 2009. Ai është shprehur kështu për televizionin francez:

Dy vite përpara se të fillonin të shihnim ngjarjet e para të dhunshme në Siri gjendesha në Britaninë e Madhe.

Kam zhvilluar takime me zyrtarë të lartë brtianikë dhe më kanë treguar se po përgatisnin diçka në lidhje me Sirinë. Kjo gjë nuk ka ndodhur në SHBA, por në Britaninë e Madhe. Britania po trajnonte njerëz të armatosur për të ndërhyrë në Siri.

Nafeez Ahmed është shprehur kështu:

Emailiet të cilat kanë rrjedhur nga burimet e sgurisë së firmës private të inteligjencës Stratfor, në të cilat përfshiheshinedhe të dhëna të përftuara nga një takim me zyrtarët e Pentagonit, konfirmonë se në viti 2011 ishte në zhvillim e sipërstërvitja e forcave speciale amerikane dhe britanike të forcave të opozitës siriane. Qëllimi ishte që të arrihej “rrëzimi” i regjimit të Asadit “nga brenda”.

Po të shohim më gjërë kuptojmë se…

Në të vërtetë, SHBA-ja ka arritur të realizojë ndryshime të regjimit në Lindjen e Mesme dhe Afrikën e Veriut dhe ka ndërmarrë veprime të ndryshme për të arritur këtë gjë.

[1] Pavarësisht se autori i këtij artikulli e përshkruan sektin Durzi si një degë e medhhebit shiit, vërtetësia e një gjëje të këtillëështë shumë e dobët. Epse sipas historisë, medhhebet urzi janë përkufizuar gjithnjë si Gulat – që do të thotë të prirur drejt radikalizmit, përkufizohet si Isenaasherijje dhe më shumë se me Xhaferlikuët ka ngjashmëri më shumë me Nusajrilikët.[shënim i përkthyesit]

Burimi : Global Research / ML

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne