Ndryshimi i statusit të Kashmirit kritikohet nga Kina e Pakistani

Plani i Kryeministrit Indian Narendra Modi për të ndryshuar statusin e Kashmir u kundërshtua ashpër nga Kina dhe aleati i saj Pakistani të martën.

Në një masë për të shtrënguar kontrollin e saj mbi Jammu dhe Kashmir, pjesë të së cilës pretendohen nga Pakistani dhe Kina, India hoqi një dispozitë kushtetuese që lejonte shtetin e vetëm me shumicë myslimane të vendit të bënte ligjet e veta.

Ndryshimet e vendosura nga qeveria e udhëhequr nga nacionalistët Hindu të Modit janë më të spikatura në gati 30 vjet që India ka qenë duke luftuar  revoltën në Kashmir. Qeveria gjithashtu ndau  shtetin në dy territore të administruara federale.

Kina tha se kundërshton vendimin e Indisë për të revokuar statusin e veçantë të Kashmir dhe se Nju Delhi duhej të tregohej i kujdesshëm në çështjet e kufirit.

“Veprimi i Indisë është i papranueshëm dhe nuk do të ketë asnjë efekt juridik,” tha zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme Hua Chunying në një deklaratë, e cia u  qortuar menjëherë nga Delhi duke u shprehur se Kashmiri  ishte një çështje e brendshme./ballkanweb

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne