Ndryshon vendimi për qiratë, edhe bizneset e vogla që nuk janë mbyllur nuk do e paguajnë për dy muaj, bëhet shtyrja

Këshilli i Ministrave ka miratuar mbrëmjen e kaluar një ndryshim në aktin normativ në lidhje me qiratë, nr.3, datë 15.3.2020, të këshillit të ministrave, “për marrjen e masave të veçanta administrative gjatë kohëzgjatjes së periudhës së infeksionit të shkaktuar nga covid-19”.

Këtë herë shtyrja e qirave do të bëhet edhe për ato biznese të vogla që janë hapur sipas ligjit, por që po vuajnë pasojat negative në ekonomi për shkak të Covid-19. të gjitha bizneset e vogla nuk do ta paguajnë qiranë për dy muaj, por do të kenë mundësi ta shlyejnë atë me këste pas muajit maj 2020, duke arritur një darkordësi me qiradhënësin.

ISHTE

Të gjithë qiramarrësit persona fizikë/juridikë me të ardhura deri në 14 000 000 (katërmbëdhjetë milionë) lekë në vit, të cilët kanë kontratë noteriale qiraje për zhvillimin e aktivitetit të tyre ekonomik, të nënshkruar përpara shpalljes së gjendjes së epidemisë, dhe e kanë ndaluar aktivitetin si pasojë e gjendjes së shkaktuar nga COVID–19, nuk do ta paguajnë detyrimin e qirasë për dy muaj, prill dhe maj 2020.

BËHET

“Të gjithë qiramarrësit, persona fizikë/juridikë, me të ardhura deri në 14 000 000 (katërmbëdhjetë milionë) lekë në vit, të cilët kanë kontratë noteriale qiraje për zhvillimin e aktivitetit të tyre ekonomik, të nënshkruar përpara shpalljes së gjendjes së epidemisë, pavarësisht nëse e kanë të lejuar apo të ndaluar aktivitetin si pasojë e gjendjes së shkaktuar nga COVID–19, nuk do ta paguajnë detyrimin e qirasë për dy muaj, prill dhe maj 2020./Monitor

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne