Në 2019 Turqia lëshon në hapësirë satelitin e saj kombëtar

Vazhdojnë me ritëm të lartë punimet për satelitin Turksat 6A, i cili do të jetë edhe sateliti i parë prodhim kombëtar dhe i vetëm i Turqisë.

Planifikimet janë që sateliti të dërgohet në hapësirë në fund të 2019-s dhe të kushtojë 600 milionë lira turke (170 milionë dollarë). Punimet për ndërtimin e satelitit vazhdojnë rregullisht sipas kalendarit. Kur të ketë përfunduar sateliti do të peshojë 4 ton. Sateliti do të pozicionohet në gjatësinë gjeografike 42 gradë.

Me vënien në punë të sistemit, Turksat do të ofrojë shërbime të ndryshme si internet me brez të gjerë, transmetime radio-televizive, dhe komunikacion të sigurt në kontinentet e Azisë, Evropës dhe Afrikës së Veriut e Qendrore.

Turksat 6A do të hyjë në trajektoren e tij në lartësinë 36 mijë km nga sipërfaqja e tokës dhe do të ketë një jetëgjatësi pune 15-vjeçare.

Sateliti do të përdoret edhe për qëllime ushtarake, edhe për qëllime tregtare. Në projektin e Turksat 6A punojnë 33 inxhinierë turq dhe 354 punonjës./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne