Në 23 provinca të Iranit nuk do të falet namazi i xhumasë për shkak të koronavirusit

Në 23 provinca të Iranit përfshirë edhe kryeqytetin Teheran, nesër nuk do të falet namazi i xhumasë për shkak të epidemisë së koronavirusit (Covid-19).

Në njoftimin e Këshillit për përcaktimin e Politikave të Imamëve të së Premtes së Iranit, në drejtim të paralajmërimeve të Ministrit të Shëndetësisë, Saeed Namaki, dhe Qendrës për Luftë me Koronavirusin kanë marrë këtë vendim për të mbrojtur shëndetin e qytetarëve.

Në Iran gjenden gjithësej 31 provinca.

Zyrtari i Marrëdhënieve Publike të Ministrisë së Shëndetësisë në Iran, Kianoosh Jahanpour, në lidhje me rastet e koronavirusit sot tha se “Deri më sot kanë humbur jetën 26 persona. Numri i rasteve është 245”./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne