Në Amerikë pleshtat po bëjnë namin: Alarmohet shëndetësia

Zyrtarët e shëndetësisë në Arizona kanë lëshuar një paralajmërim publik pasi zbuluan një përhapje masive të epidemisë së pleshtave,  një sëmundje tepër infektive vrau miliona në Mesjetë.

Zyrtarët e qarkut Navajo dhe Coconino County në pjesën veriore të shtetit kanë konfirmuar se pleshtat në zonë janë testuar dhe kanë  rezultuar se janë bartës të epidemisë.

Departamenti i Shëndetit i ka kërkuar publikut të marrë masa paraprake për të zvogëluar rrezikun e ekspozimit ndaj kësaj sëmundjeje të rëndë, e cila mund të jetë e pranishme në pleshtat, brejtësit, lepujt dhe grabitqarët që ushqehen me këto kafshë.
“Sëmundja mund t’i transmetohet njerëzve dhe kafshëve të tjera nga pickimi  një pleshti të infektuar ose nga kontakti i drejtpërdrejtë me një kafshë të infektuar”.

Rasti i parë u raportua në fillim të gushtit dhe zyrtarët i kanë paralajmëruar njerëzit të kujdesen për të shmangur zonat e rrezikshme ku mund të përhapet sëmundja dhe për të mbajtur kafshët brenda

 

 

 

 

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne