Në Angli, disa anëtarë të partisë konservatore përballe me akuza për përhapjen e Islamofobisë

Pas shfrytëzimit për një kohë të gjatë të akuzave për antisemitizëm drejtuar opozitës laburiste, konservatorët britanikë të Boris Johnson-it e gjejnë veten në mes të trazirave, të akuzuar se kanë lejuar lulëzimin e islamofobisë në radhët e tyre.

Partia në pushtet njoftoi të martën se i kishte besuar profesorit të psikologjisë, Swaran Singh, ish-anëtar i Komisionit Kombëtar për Barazinë, një studim të shumëpritur mbi diskriminimin në mesin e partisë.

Misioni i studimit është kritikuar tashmë për spektrin e tij, i konsideruar si tepër i gjerë për t’iu përgjigjur problemit shumë specifik të islamofobisë, e shfrenuar në partinë e Boris Johnson.

“Duke e zgjeruar temën mbi diskriminimin më në përgjithësi, studimi ka të ngjarë të jetë hartuar për të injoruar provat në rritje të islamofobisë brenda Partisë Konservatore”, denoncoi Këshilli Mysliman Britanik, i cili përfaqëson qindra xhami e shoqata myslimane./PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne