Në samitin e 9-të të Këshillit të lartë islamik të Evroazisë mbajt në Stamboll tetorin e kaluar morrën pjesë Myftitë e shteteve antare të këtij Këshilli. U vendos unanimisht të themelohet edhe Këshilli i lartë për fetva, dhe pas pregatitjeve të duhura me 10 maj në përkujdesjen dhe kryesimin e Kryetarit të Dijanetit të Turqisë Prof.Dr.Mehmet Gormez dhe me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të shteteve antare u mbajt mbledhja konstituive dhe u themelua Këshilli i lartë për Fetva dhe për kryetar zgjodhi prof.dr. Ahmed Yaman.
Në Këshillin e Lartë të Fetvasë është e përfaqesuar edhe Bashkësia Islame e Kosovës përmes Vedat ef. Sahitit -Këshilltar i Myftiut të Kosovës.
Keshilli i lartë i fetvave do të angazhohet të jep fetva kryesisht për cështje të interesit të përbashkët të muslimanëve që jetojnë në shtetet antare të EvroAzisë e në vecanti për cështjet që kanë të bëjnë me kalendarin-takvimin dhe me kohët e namazeve me qëllim të unifikimit të besimtarëve , si dhe luftimit të fetvave të rrezikshme të cilat janë përhapur permes mediave të papërgjegjshme dhe përmes rrjeteve sociale. Në takimin e parë u miratua edhe rregullorja e punës në bazë të së cilës do punoj dhe funksionoj Këshilli i Fetvasë.
Në Ankara u themelua Këshilli i Lartë për fetva
NDANI KËTË POSTIM
Mund tju interesojne
A i vrau MEK-u nga Shqipëria, dy gjyqtarët iranianë?
January 19, 2025
Analiza në “The Telegraph”: A po prek fundin e majta në mbarë botën
January 18, 2025
Kronologjia/ Ishulli i Sazanit, një investim i negociuar në errësirë
January 17, 2025