Në Arabinë Saudite do të hapet klub nate

Një klub nate i njohur në Lindjen e Mesme do të hapë përfaqësi në Arabinë Saudite, që paraqet dëshminë e fundit se sa larg ka shkuar kjo mbretëri në vitet e fundit në kuptim të zbutjes së ndalesave për zbavitje, transmeton Anadolu Agency (AA).

Mirëpo, bëhet e ditur se në përputhje me ligjet islame që zbatohen në Arabinë Saudite, në këto klube të natës nuk do të shërbehen pije alkoolike.

Serge Trad, menaxheri i marrëdhënieve me publikun nga “Addmind Hospitality”, tha se klubi White Saudi Arabia (Arabia Saudite e bardhë) do të hapet për një muaj, duke filluar me një performansë nga artisti amerikan Ne-Yo. Trad sqaron se kodi i veshjes do të jetë “smart casual”, që nënkupton se gratë nuk do ta kenë patjetër të veshin rrobat e detyrueshme në shtet.

Ngjarja do të organizohet në bregdetin e qytetit Xheda, ku plazhet private nuk zbatojnë kodet e rrepta të veshjes.

Trad thotë se llogaria në Instagram e klubit të ri të natës mblodhi 11.000 ndjekës por shpejt u mbyll pasi u denoncua nga kritikët./ AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne