Bota

Në Arabinë Saudite do të ndërtohen kisha katolike

Arabia Saudite nuk do të jetë më i vetmi shtet në Gjirin Persik në të cilën nuk ka faltore krishtere.

Është nënshkruar marrëveshja në mes krerëve fetar saudit dhe Vatikanit për vendosjen e bashkëpunimit i cili përfshinë edhe ndërtimin e kishave për shtetas saudit të cilët janë të krishterë, kanë lajmëruar mediat egjiptiane.

Ky është fillimi i bashkëpunimit të ri, shenjë se pushtetar e këtij vendi janë të gatshëm të japin pamje të re shtetit të tyre, ka thënë për “Vatican News” në kthim nga Riadi, kryetari i Këshillit të Papës për dialog ndërfetar, kardinal Jean-Louis Tauran.

Tauran në Arabinë Saudite gjatë muajit të kaluar ka qëndruar shtatë ditë. Mediat lokale në mënyrë detale kanë përcjell vizitën e tij, për dallim nga ata të cilët e mbulojnë hapësirën angleze të cilët e kanë injoruar.

Tauran është takuar me trashëgimtarin e fronit Muhamed bin Selmanin si dhe me disa krerë fetar saudit. Tekstin përfundimtar të marrëveshjes e kanë nënshkruar kardinali Taurani dhe shejh Muhamed bin Abdel Karim el-Isa, udhëheqës i lidhjes fetare myslimane. Marrëveshja e arritur është paralajmërimi i samitit të myslimanëve dhe të krishterëve i cili do të duhej të mbahet çdo dy vjet. Tema e takimeve do të jetë të garantimi i drejtave më të mëdha të pjesëtarëve të feve jo islame në shtetet e Gjirit Persik.

Burimi : SAFF/ ML

OPINIONE

INTERVISTA