Në Austri mbahen zgjedhje të parakohshme parlamentare

Në Austri sot mbahen zgjedhje të jashtëzakonshme të përgjithshme në të cilat përcaktohet përbërja e re e Parlamentit, i cili numëron 183 deputetë.

Vendvotimet në të gjithë Austrinë janë hapur sot në ora shtatë të mëngjesit, ndërsa do të mbyllen në ora 17:00

Të drejtë vote në këtë vend evropian kanë afër 6.4 milionë votues, ndërsa partitë politikë doemos duhet të fitojnë minimum 4 për qind të votave për të hyrë në Parlament.

Të drejtë vote kanë të gjithë shtetasit e Austrisë të moshës mbi 16 vjeç, ndërsa në garën elektorale marrin pjesë gjithsej 1.476 kandidatë.

Vendimi i zgjedhjeve të përgjithshme të parakohshme erdhi pas rrëzimit të koalicionit të djathtë prej 17 muajsh, pasi nënkancelari i atëhershëm dhe kreu i Partisë Liria Heinz Christian Strache u tërhoq nga postet e tij për shkak të një skandali korruptimi, i zbuluar me shfaqjen e videos sekrete.

Për gati katër muaj, vendi drejtohet nga ish-kreu i Gjykatës Kushtetuese, Brigitte Bierlein, e cili u emërua nga presidenti Alexander Van der Bellen si kancelare, dhe qeveria e përkohshme që ajo formoi me zyrtarë të nivelit të lartë./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne