Në bashkëpunim me komunitetin, policia sekuestron 4 armë zjarri. Arrestohet poseduesi

Në kuadër të bashkëpunimit Polici-Komunitet, shërbimet e Policisë Librazhd, kanë mësuar se në fshatin Dorëz, në një banesë kishte armë zjarri.

Gjatë kontrollit në territorin e banesës së 51-vjeçarit Shaban Hidri, efektivët e policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 4 armë zjarri, 2 automatik dhe 2 pushkë, si dhe 140 fishekë luftarakë.

Në përfundim të veprimeve, Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Librazhd, kanë bërë arrestimin në flagrancë të shtetasit Shaban Hidri për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.

Burimi: Top Channel

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne