Në Bosnjë vendosen postera të Ratko Mlladicit

Postera të ish-kreut ushtarak serb të Bosnjës Ratko Mlladic janë vendosur në ndërtesën e një komune në Sarajevën Lindore, në atë që kryetari i komunës tha se ishte një gjest mbështetjeje për të pandehurin për krime lufte.

Ditën e hënë në dritaret e ndërtesë së komunës Sarajeva e Re Lindore në Republikën Srpska u vendosën postera të Ratko Mlladicit.

“Askush nuk mund të fajësojë vetëm serbët dhe vetëm njërën anë të luftës. Me këtë ne nuk po bëjmë asgjë të gabuar dhe askush nuk duhet të ofendohet nga kjo,” tha për BIRN kryetari i komunës Lubisha Cosiq.

Gjykata Penale Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë e dënoi ish-komandantin e Ushtrisë Serbe të Bosnjës Mlladiq për gjenocid dhe krime të tjera lufte në një vendim të shkallës së parë nëntorin e kaluar. Pritet apeli.

Cosiq shpjegoi se posterat synoheshin si shenjë mbështetjeje, duke thënë se “Ratko Mlaldiq ishte gjeneral i Ushtrisë së Republikës Srpska, një ushtri në të cilën baballarët tanë, vëllezërit dhe miqtë tanë mbrojtën dhe në fund krijuan Republikën Srpska”.

Bosnja dhe Hercegovina nuk ka rregulla ligjore që ndalojnë shfaqjen e mbështetjes për njerëz që janë dënuar për krime lufte.

“Të tre palët këtu (boshnjakët, kroatët dhe serbët) kanë të drejtë ta bëjnë këtë, por publiku reagon vetëm kur e bëjmë ne dhe jam i habitur nga presioni dhe urrejtja që mund të ndjej këto ditë për shkak të kësaj,” tha ai.

Televizioni publik boshnjak BHRT raportoi se postera bardhë e zi ishin vënë re për herë të parë më 23 shkurt në ndërtesën e komunës, ku ndodhet gjithashtu Shoqata e Veteranëve të Luftës së Sarajevës Lindore, Klubi i Hendbollit Slavija, Dhoma e Zejtarëve të Rajonit të Sarajevës Lindore dhe një kompani transporti e quajtur “Centrotrans East Sarajevo”.

Posterat u hoqën dhe u zëvendësuan të hënën me imazhe me ngjyra të Mlladiqit në uniformë.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne