Në Bruksel u zhvillua tubimi në mbështetje të operacionit “Dega e Ullirit”

Në kryeqytetin e Belgjikës, Bruksel, u organizua tubimi për “Unitet, Bashkim dhe Vëllazëri” për të treguar mbështetjen ndaj operacionit “Dega e Ullirit” që Forcat e Armatosura të Turqisë (TSK) zhvillojnë në Afrin të Sirisë.

Tubimi i organizuar me pjesëmarrjen e mijëra personave në afërsi të sheshit “Schuman” nisi me qëndrim në heshtje dhe me ekzekutimin e himnit kombëtar turk.

Pjesëmarrësit në tubim, ku u lexua Kurani për dëshmorët turq, mbanin në duar flamuj të Turqisë dhe degë të ullirit.

Ata hodhën slogane “Dëshmorët nuk vdesin, atdheu nuk copëtohet”.

Ndërsa në njoftimin e lexuar gjatë tubimit u tha se Turqia mbikëqyr integritetin territorial të Sirisë dhe se TSK-ja tregon përpjekje maksimale, që civilët të mos dëmtohen gjatë operacionit.

Në miting mori pjesë edhe Zëvendëskryetari i Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AK), Mehdi Eker dhe Kryetari i Unionit të Demokratëve Turq të Evropës, Zafer Sërakaja (Sırakaya). (AA)

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne