Në Bursë të Turqisë mbahen “Ditët Kulturore Turko-Shqiptare”

Në qytetin Bursë të Turqisë me evenimente të ndryshme janë festuar “Ditët Kulturore Turko-Shqiptare”.

Aktiviteti i cili filloi me marshimin e kortezhit, vazhdoi me vallet e vallëtarëve të veshur me veshjet kombëtare e rajonale të shoqëruar nga banda e Bashkisë Metropolitane të Bursës.

Sekretari i Përgjitshëm i Shoqatës së Valleve Tradicionale “Zafer”, Ali Akman, në deklaratën për AA tha se synojnë të mbajnë gjallë kulturën shqiptare dhe ta bartin tek brezat e ardhshme.

“Më së shumti shqiptarë në botë jetojnë në tokat e Republikës së Turqisë. Dëshiruam që të jetë një punim në të cilën njerëzit që kanë migruar në këto toka të mund të përkujtojnë të kaluarën, të mbështesin kulturën e tyre, si dhe t’ia bartin brezave të ardhshme”, tha Akman.

“Ditët Kulturore Turko-Shqiptare”, do të vazhdojë edhe nesër, më 26 tetor, me një sërë aktivitetesh në Qendrën e Kongreseve “Merinos Atatürk” të Bursës./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne