Në Deçanin e katolikut Haradinaj, 39,343 janë myslimanë dhe vetem 2 të pa fe, statistikat (foto)

Një gotë raki në Deçan, nxiti debat të ashpër në shoqëri nëse kosovarët janë mysliman ose katolik. Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, në një debat televiziv tha se në Kosovë shumica e banorëve janë katolik dhe rakia është traditë e vendlindjes së tij.

Por statistikat tregojnë të kundërtën. Madje edhe për Deçanin e kryeministrit Haradinaj, i cili vjen nga një familje myslimane.

Sipas të dhënave të regjistrimit të popullsisë në vendlindjen e të parit të ekzekutivit janë vetëm 408 katolikë dhe 2 të pa fe. Ndërsa nga 40,019 banorë sa janë gjithsejtë, 39,343 janë mysliman.

Por, në këtë komunë janë edhe 11 ortodoks, ndërsa 100 banorë të tjerë preferojnë të mos deklarohen fare për përkatësinë fetare.

Ndërkaq, në gjithë Kosovën nga numri i përgjithshëm i banorëve 1.6 milionë janë mysliman 38 mijë janë katolik dhe 25 mijë banorë janë ortodoks./Infokusi.com/

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne