“Ne do të miratojmë dënimin me vdekje për të burgosurit palestinezë”

Ministri i luftës i regjimit izraelit, Liberman kërkoi që të miratohet projektligji i cili parasheh ekzekutimin e të burgosurve palestinezë.

Sipas agjencisë së lajmeve  ISNA, ministri i luftës i regjimit sionist, Avigdor Liberman, në një deklaratë të bërë sot, tha se do të miratoj projektligjin i cili parasheh dënimin me vdekje për të burgosurit palestinezë, të cilët kryejnë operacione anti-sioniste.

Edhe shtypi i regjimit sionist gjithashtu ka njoftuar se në takimin e sotëm të kabinetit të sigurimit të regjimit pushtues, do të shqyrtohet projektligji i dënimit me vdekje për të burgosurit palestinezë.

Në anën tjetër, sot në orët e hershme të mëngjesit, një grup kolonësh sionistë kanë bastisur xhaminë Al Aksa.

U tha se këtë mëngjes, 116 kolonë sionistë kanë bastisur xhaminë Al Aksa dhe kjo bastisje ka zgjatur katër orë dhe se kolonistët kanë marrë informata nga cicëronët sionist lidhur me të ashtuquajturën skulpturë në xhaminë Al Aksa.

Burimi : Rast Haber/ ML 

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne