Mbreti Salman njoftohet se ka në plan të heqë dorë nga pushteti në favor të djalit të tij, princit të kurorës Muhamed bin Salman, i cili kohët e fundit ka nisur një fushatë vetë-promovuese nën mbulesën e luftimit të korrupsionit të nivelit të lartë.
Sajti i gazetës Rai al-Joum, njoftoi të mërkurën se mbreti Salman do të shpallë vendimin e tij brenda “dy netëve të ardhshme”. Të mërkurën, edhe kanali televiziv Al-Arabiya e kishte njoftuar lajmin në një mesazh në Twitter, por e tërhoqi atë pas disa orësh. Analistët politikë thonë se regjimi në Riad duket se po kërkon të testojë situatën dhe të shqyrtojë reagimin e publikut lidhur me një ndryshim të papritur në pushtet. Që nga themelimi i Arabisë Saudite si një monarki absolute në vitin 1932, sistemi i pushtetit në këtë vend është njohur si një diktaturë dhe monarki trashëgimore. Zhvillimi i pritshëm shënon një ndryshim në rendin e trashëgimisë në Arabinë Saudite nga linjat anësore të vëllezërve të moshuar në një rend vertikal nën të cilin mbreti ia dorëzon pushtetin djalit të tij të preferuar./ PT