Më në fund një linjë trageti në Vlorë

Më në fund Portit të Vlorës i rikthehet shpresa. Një nga kompanitë më të fuqishme të lundrimeve ”Grimaldi Lines” ka kohë që vëzhgon linjen e Vlorës dhe ka vendosur që të futet në operim brenda muajit qershor.

”Grimaldi Lines” është një nga kompanitë më serioze e cila ka në pronësi më shumë se 100 tragete dhe ka planifikuar të krijojë një itinerar Brindisi-Vlorë -Igumenicë -Korfuz dhe anasjelltas.

Qëllimi i kësaj kompanie është permiresimi i kësaj linje dhe shtimi i fluksit të linjës duke e lidhur atë dhe me linjat e Greqisë .

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne