Në G-7 nënshkruhet tekst kompromisi por pa zgjidhje konkrete

Liderët e G7-ës nënshkruan të shtunën në Kanada një tekst kompromisi për tregtinë pas negociatash me tensione të larta, por pa shënuar asnjë zgjidhje konkrete ndaj konfliktit aktual për tarifat doganore mes SHBA-së dhe gjashtë partnerëve të saj.

“Ne vëmë theksin tek roli vendimtar të një sistemi tregtar ndërkombëtar bazuar në rregulla dhe do të vijojmë të luftojmë proteksionizmin”, thuhej në deklaratën përfundimtare prej 8 pikash e cila përmbante 28 pika. Një kërkesë e evropianëve ishte “rregulla të domosdoshme” kolektive.

Pjesa e tekstit dedikuar tregtisë, ndryshe nga ajo për klimën u nënshkrua nga shtatë shtetet e G7-ës, përfshirë SHBA-në e Donald Trump, pas negociatave të vështira të cilat vijuan deri ditën e shtunë.

Deklarata i përgjigjet disa kërkesave të presidentit amerikan. Aty përmendet termi “reciprok” për tregtinë e lirë, që duhet të jetë veçanërisht e lirë, e paanshme dhe me përfitime të ndërsjella.

“Emmanuel Macron konfirmoi se tarifat doganore të vendosura nga Bashkimi Evropian kundrejt SHBA-së do të zbatohen duke nisur nga muaji korrik. Në lidhje me këtë çështje nuk ka ndryshime, kjo gjë varet nga qëndrimi i SHBA-së nëse do të rimarrë në konsideratë vendimet e mëparshme”, sipas citimeve të presidentit francez gjatë konferencës për shtyp.

Donald Trump në mbyllje të samitit të shtunën në mëngjes nuk i zbuti ankesat kundrejt Bashkimit Evropian dhe Kanadasë, duke përshëndetur progreset e arritura gjatë samitit. Më pas ai postoi një deklaratë në Twitter: “SHBA-ja nuk do të lejojë shtetet e tjera të vendosin tarifa masive dhe barriera tarifore ndaj fermerëve, punonjësve dhe kompanive të saj”. (AA)

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne