Në Gjykatën Antikorrupsion nis gjyqi Ndroqi-Veliaj. Kryebashkiaku nuk paraqitet në seancë

Ka nisur sot seanca e parë gjyqësore mes pronarit të “Yldon Media Group”, Ylli Ndroqi dhe Kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

Seanca është shtyrë, pasi Erion Veliaj nuk është paraqitur në gjyq, duke u përfaqësuar nga avokatët e tij. Pronari i “Ora News”, Ylli Ndroqi, i cili ishte i pranishëm ka kërkuar që të shtyhet seanca pasi ai kërkon që të jetë i pranishëm edhe vetë Veliaj.

Deklarata e plotë në Ora News:

Kryebashkiaku i Tiranës edhe një herë tregoi se ka frikë të përballet jo vetëm me mediat por edhe me drejtësinë.

Më shumë se një muaj më parë, Presidenti i Yldon Media Group nisi një padi për shpifje dhe moskallëzim krimi.

I pyetur nga gazetarët, Veliaj pas kësaj deklaroi se do të merrte pjesë në proces.

Këtë të enjte, më 16 korrik, Gjykata e Posaçme Antikorrupsion lajmëroi seancën e parë, por herët në mëngjes Veliaj la të kuptohej se nuk do të ishte.

Në seancë, presidenti i Yldon Media Group zbatoi kërkesën e gjykatës për të marrë pjesë, ndërsa Veliaj u përfaqësua me 2 avokatët e tij.

Në zbatim dhe në mbrojtje të ligjit, Ndroqi kërkoi që procesi të zhvillohej vetëm në prani të Kryebashkiakut, çka solli dhe shtyrjen e seancës në datën 22 korrik.

Për Ndroqin, mospjesëmarrja e Kryebashkiakut flet vetë.

Ylli Ndroqi: Unë ju përgjigja thirrjes së Gjykatës së Posaçme, ndërsa kryetari i bashkisë së Tiranës nuk ju përgjigj thirrjes. Kjo tregon se zoti Veliaj nuk u bindet fletë-thirrjeve. I bëj thirrje që seancën tjetër duhet të jetë prezent.

Në fakt procesi nisi pasi gazetarët e RTV ora dhe Ora News u ndjenë nën presion prej reagimeve të Kryebashkiakut, i cili duket se nuk i pëlqente kronikat që paraqesin Tiranën ndryshe nga sa propagandohet.

Por edhe nga fakti se prej kohësh Kryebashkiaku deklaronte se kishin tentuar t’i vinin gjoba.

/Tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne