Në Greqi protestohet për 1 Maj, ruhet distanca sociale për të parandaluar përhapjen e koronavirusit

Disa qindra anëtarë të sindikatës komuniste PAME në Greqi dolën në demonstratë përpara parlamentit të Athinës, duke mbajtur distancë nga njëri-tjetri për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.

Shumica e demonstruesve mbanin veshur maska të kuqe, sipas TV Grek.

Pjesëmarrësit në demonstratën e Ditës Ndërkombëtare të Punëtorëve, kërkuan që punëtorët të mos paguajnë çmimin e depresionit të rëndë global, të shkaktuar nga pandemia e koronavirusit.

Gjithashtu qindra punëtorë dolën në qytete të tjera greke dhe pothuajse në të gjitha rastet ruajtën distancën fizike nga njëri-tjetri./Tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne