Në Itali arrestohet një prift për abuzim seksual ndaj një vajze të mitur

jë prift në veri të qytetit Napoli të Italisë u arrestua për abuzim seksual pas denoncimit të një vajze 11-vjeçare.

Sipas lajmeve të medias italiane, ish-prifti i lagjes Trentola Ducenta të Napolit, Don Michele Mottola u arrestua mëngjesin e të premtes pasi një vajzë u ankua për të.

Në lajmin e gazetës “La Repubblica” bëhet e ditur se në arrestimin e Mottolas ka qenë efektiv fakti se vajza 11-vjeçare, që kishte denoncuar ish-priftin i kishte paraqitur prokurorit një regjistrim zanor në dialogun e tyre.

Gjithashtu bëhet e ditur se pas ankesave të ardhura për priftin Mottola, ai ishte larguar nga detyra nga ana e Peshkopatës Aversa, nga e cila ai varej./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne