Në krye të listës; 487 shqiptarëve u është refuzuar hyrja në Irlandë

3558 personave u është ndaluar hyrja në territorin e Republikës së Irlandës brenda një viti, raportojnë mediat vendase. Në krye të listës qëndrojnë shqiptarët me 487 refuzime, të ndjekur nga brazilianët me 459 refuzime dhe gjeorgjianët me 365 refuzime.

Të dhënat pasqyrojnë vetëm kthimet nga aeroporti i Dublinit, ndaj autoritetet theksojnë se refuzimet për hyrje në Irlandë ndaj shtetasve shqiptarë dhe shtetasve të tjerë të huaj, janë disa herë më të larta.

Pesë është numri i shtetasve të Kosovës që u është refuzuar hyrja në Irlandë, ndërkohë që për shtetet e tjera të Ballkanit Perëndimor numri është i papërfillshëm.

Republika e Irlandës nuk është pjesë e zonën e Shengen, e për këtë arsye shqiptarët kanë nevojë për vizë që të hyjnë në këtë shtet.

Pesë shtetet nga vijnë personat e refuzuar:

Shqipëria (487)

Brazili (459)

Gjeorgjia (365)

SHBA (191)

Bolivia (187)

Afrika e Jugut (187)

Shifrat e INSTAT: Cila është arsyeja që emigrojnë 84% e shqiptarëve

  

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne