Në kryeqytetin e Norvegjisë, Oslo, fëmijët u emëruan më së shumti me emrin ‘Muhamed’

Emri ‘Muhamed’ ka hyrë në radhën e emrave më të popullarizuar për fëmijët meshkuj në Oslo.

Sipas raportit të publikuar nga Enti i Statistikave Norvegjeze (SSB), shumicës së foshnjave meshkuj të lindur në vitin 2018, iu është dhënë emri Muhamed.

Në këtë raport u vu në dukje se për 10 vjet, emri Muhamed ishte në radhën e parë, pastaj emrat Lucas, Filip si dhe Oliver. Zëdhënësi i SSB-së, Jorgen Ouren raportoi se këto rezultate ishin unike në Oslo dhe se nuk e pasqyrojnë vendin në përgjithsi.

Ouren theksoi se 8.7 përqind e popullsisë së Oslos përbëhet nga pakistanez, somalias, irakian dhe maroken, si dhe vuri në dukje se popullsia muslimane ka zgjedhur më së shumti emrin Muhamed.

Në vitin 2017, emri Muhamed ishte më i popullarizuari në qytetin suedez të Malmö-s, ndërsa në të njëjtin vit, në Angli dhe Uells, ishte i 10-ti në listën e emrave më të zgjedhur.

Burimi : Sputnik News/ ML

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne