Në kujtim të Razan al-Naxharit

nga Orly Noy.

Infermierja 21 vjeçare u qëllua dhe u vra nga ushtarët izraelitë, ndërsa po përpiqej të ndihmonte protestuesit e plagosur pranë gardhit ndarës Gazë-Izrael. Shumë izraelitë, ose nuk e besojnë se ajo është vrarë me të vërtetë ose deklarohen se vrasja e saj ka qenë disi e justifikuar.

Rreth dy javë më parë, një mikja ime në Facebook më propozoi të kryenim një eksperiment me një grup të vogël nga radhët tona. Media sociale është kthyer në një ring boksi, tha ajo. Të dy palët, si të majtë si të djathtë, mbajnë pozicionet e tyre dhe sulmojnë me komente. Kjo vazhdon derisa ata të mos e bllokojnë njëri-tjetrin. Mikja ime më sugjeroi që për një muaj, të përpiqemi të angazhohemi në një dialog produktiv me të djathtët në Facebook, madje edhe me komentuesit më luftarakë. Në fund të fundit, qëllimi ynë është të ndryshojmë mënyrat e të menduarit tek njerëzit, dhe për ta bërë këtë ne duhet të flasim me krahun tjetër. Le ta provojmë qoftë edhe për një muaj për të parë se çfarë do ndodhë, i thashë.

Në këto dy ditët e fundit kam menduar për Razan al-Naxharin, 21 vjeçaren e vrarë nga ushtarët izraelitë të premten në afërsi të gardhit ndarës Gazë-Izrael. Sipas dëshmitarëve, ajo mbane veshur uniformën e bardhë të mjekut dhe përpiqej të mjekonte protestuesit pranë gardhit gjatë momentit kur u qëllua. Menjëherë pas vdekjes së Razanit, pamja e saj u shfaq kudo në lajmet e Facebookut tim. Edhe une ju pergjigja duke e shpërndarë një postim me fotografinë e saj.

Përgjigjet e zemëruara erdhën me të shpejtë.

Mendova se tani ishte një mundësi për të provuar eksperimentin e dialogut që mikja ime më kishte sugjeruar. Ndoshta sepse Razani me uniformën e saj të bardhë ishte kaq e ndryshme nga imazhi i terroristit që imagjinata kolektive izraelite ja kishte atribuar protestuesit në Gaza, ndaj dhe shpresova se do të kishte dhembshuri dhe mendime të pa influencuera nga urrejtja verbale.

Isha gabim.

Në vend të kësaj, përgjigjet që vershuan thoshin: “Çfarë bënte ajo në vijën e parë të frontit? “Pse nuk i priste të plagosurit në spital?” “Vërtet mendoni se ushtarët tanë i vrasin protestuesit qëllimisht?” “Kështu është kur ka luftë.” “Hamasi i shtyn ata të shkojnë në këto protesta”.

U përpoqa t’u përgjigjesha qetësisht dhe me butësi.

Ajo nuk i priste të plagosurit në spital, sepse përdorimi plumbave të vërtetë në masivitet nga ushtria izraelite e bëri të domosdoshme që ndihma e parë mjekësore të jetë në terren – ashtu sikurse mjekët izraelitë do të bënin në rast të një aksidenti masiv.

Lidhur me pergjigjen, “kështu është kur ka luftë”, së pari kjo nuk është një luftë. Këtu kemi ushtarë të armatosur deri në dhëmbë përballë protestuesve të paarmatosur. Së dyti, edhe nëpër luftëra ka rregulla, dhe hapja e zjarrit me snajperë kundër mjekëve, gazetarëve dhe fëmijëve është krim lufte. Hamasi nuk e detyroi atë që të shkonte atje; intervista të shumta të Razanit të publikuara javët e fundit shpjegojnë se ajo kishte shkuar vullnetarisht si mjeke në ato protesta.

Përgjigjet më të ashpra erdhën në mesazhe publike dhe private. Ato përmbanin kërcënime të çuditshme me vdekje dhe sharje mjaft të renda. Çfarë lloj dialogu mund të bësh me të tillë njerëz?

Dikush tha: “Nga e dini ju se kjo është e vërtetë, aty ndodheshit ju?” Ai shtoi edhe një foto nga një sum me bombë i vitit 2001 në Dolphinarium, një klub nate në plazhin e Tel Avivit, vetëm e vetëm për ta provuar si të pashpjegueshme ngjarjen.
Një komentues tjetër u përgjigj: “Nga e dini se ka pasur një sulm me bombë në Dolphinarium, aty ndodheshit ju?”

Një tjetër vazhdoi të thoshte se e gjithë historia e Razanit ishte e fabrikuar. Asaj ja kishin veshur uniformën e bardhë të ndihmës së shpejtë menjëherë pasi kishte vdekur. Asnjë nga fotot me shumicë që tregonin sesi Naxhari përkujdesej për protestuesit e plagosur gjatë muajit të kaluar, nuk kishin mundur ta bindnin atë. Sipas tij palestinezët janë thjesht gënjeshtarë.

Të mbledhura të gjitha bashkë, përgjigjet reflektuan faktin e dëshpëruar se për shumicën e publikut izraelit, palestinezët e vrarë nga ushtarët izraelitë janë fajtorë. Identiteti i të vrarëve ose rrethanat e vrasjeve nuk përputhen me njëra tjetrën. Shumë nga komentuesit që ju përgjigjën postimit tim bënë cmos të theksonin se ata nuk i përkisnin të djathtës. Madje njëri u identifikua si përkrahës i Meretzit, partisë së majtë pacifiste.

Hoqa dorë nga biseda sepse ishte një zhgënjim i madh dhe në vend të kësaj vazhdova të kërkoj videot dhe intervistat që flisnin për Razanin. Në internet mund të gjenden disa prej tyre. Me sa pashe mjekja e re kishte tërhequr interesin e madh të shumë mediave ndërkombëtare. Në një nga intervistat, Razan thotë:

“Njerëzit e pyesin babait tim se cfare po bëj këtu pa një rrogë. Ai u thotë:” Jam krenar për vajzën time, ajo kujdeset për fëmijët e vendit tonë”. Shoqëria jonë shpesh i sheh gratë duke i gjykuar, megjithate shoqëria duhet të na pranojë. Nëse njerëzit nuk duan të na pranojnë kështu si jemi, ata do të detyrohen të na pranojnë, sepse kemi më shumë forcë se çdo burrë. Këtë forcë e tregova me anë të ndihmës së shpejtë që në ditën e parë të protestave. Nëse e keni guximin, mund ta kerkoni tek dikush tjetër.”/informationclearinghouse/Gazeta Impakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne