Florian Marku ka mbajtur lart flamurin shqiptar gjithnjë. Boksieri ka fituar një sërë titujsh ndërkombëtarë, por tashmë rrëmben vëmendjen jo për arritjet sportive po për jetën e tij personale.
Marku është arrestuar ditën e sotme në Gjermani. Ndaj sportistit kuqezi rëndon një dënim prej 7 vitesh nga drejtësia greke qysh në kohën e Florianit në shtetin fqinj. Shqiptari akuzohet për një sherr në qytetin verior të Selanikut, ku ka patur përfshirje të armëve dhe madje plagosje. Këto të dhëna na jepen nga mediat greke, sipas të cilave Florian Marku ka qenë prezent në atë përleshje.
Lushnjari i ringut ka vuajtur më parë një dënim me burg, ndërsa qysh prej shpërnguljes në Angli karriera e tij në boks ka marrë hov të jashtëzakonshëm, duke i bërë ‘jehonë’ shpesh media e mirënjohur kushtuar vetëm kësaj disiplinë si SkySports Boxing./NewsBomb