Opinion

Në mbrojtje për të drejtat e palestinezëve: Masakra e palestinezëve në Gaza mbështetet nga Kongresi Amerikan dhe organizatat çifute amerikane

nga James Petras.

Që nga 7 prilli, gati tre mijë palestinezë myslimanë, të krishterë dhe laikë të paarmatosur janë plagosur, shumë të tjerë janë në një gjendje kritike për jetën dhe gati 30 protestues, përfshirë edhe fëmijë janë vrarë nga qindra snajperë izraelitë dhe ushtarë të armatosur rëndë të cilët gjuajnë edhe me tanke drejt turmave të civilëve që protestojnë kundra izolimit të Gazës, e cila qëndron prej dekadash me radhë e rrethuar nga shteti racist i Izraelit.

Qeveria izraelite e vlerësoi vetëpërmbajtjen dhe moralin e IDF-së (forcat e armatosura izraelite), po ashtu e vleresuan edhe pesëdhjetë e dy organizatat më të mëdha hebraike amerikane (MJAO) që kontrollojnë Kongresin e SHBA-së. Këto masakra groteske filluan gjatë Javës së Shenjtë të Krishterë, në të Premten e Mirë dhe Pashkët, që përkojnë me Pashkën Hebreje. Zyrtarët e vetëkënaqur të MJAO-s bashkë me të afërmit dhe miqtë e tyre, e thyen buken e pashkës nga gezimi gjatë ceremonisë fetare të Sederit, ndërsa gjaku i palestinezëve derdhej rrëke në kufirin e Gazës, burgu më i madh i hapur në historinë e njerëzimit.

Ndërkohë që familjet mbreterore lidhnin besnikërinë me liderët izraelitë dhe çifutet amerikanë, politikanët e regjimeve zgjedhore oligarkike perëndimore u përmbajtën nga kritikat kundër pamjeve tronditëse të përdorimit forcës brutale, madje mbrojtën edhe vrasjet masive të kryera me gjakftohtësi kundër civileve nga Izraeli.

Materiali në vijim do të diskutojë dhe analizojë arsyet e bashkëpunimit të përkrahësve të Izraelit dhe kolonës se tyre të pestë brenda Shteteve të Bashkuara.

 

Bashkëpunëtorët e gjindshëm të Izraelit

Për shkak të forcës së vetos amerikane, Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara nuk pranoi të dënonte, madje as të diskutonte masakrën e papërmbajtur të Izraelit në Gaza. Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së me qetësi përmendi “dhunën” dhe nevojën për një “hetim” mbi vrasjet. Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në OKB, Nikki Haley, pengoi çdo hetim mbi krimet izraelite të luftës. Ajo i përshkroi vrasjet e kryera në masë kundër palestinezëve të paarmatosur nga ana e Izraelit si “veprime mbrojtëse kundër terroristëve”.

Të dyja partitë kryesore amerikane i mbrojtën krimet e Izraelit kundër njerëzimit dhe i kërcënuan kritikët, duke i quajtur ‘hipokritë’, shmangën vëmendjen nga masakra shtetërore kundër civilëve palestinezë, duke treguar mbi sjelljen e vendeve arabe.

Me përjashtim të Bernie Sandersit (imazhi poshtë), të dyja dhomat legjislative dhe dega ekzekutive shprehën mbështetje të pakushtëzuar për kasapanën e vazhdueshme të Izraelit.

Mediat, duke përfshirë të gjitha televizionet kryesore, gazetat dhe radiot e mëdha, i bënin jehonë fjalimeve kundërshtare të liderëve izraelitë. Të gjitha lobet e mëdha politike në Uashington ndoqën lobin kryesor amerikan, ’52 MJAO’.

Del pyetja: Ku e gjen Izraeli forcën për të kryer vazhdimisht krime kundër njerëzimit pa u ndëshkuar?

Është e qartë se Izraelit i mungon fuqia ekonomike, politike dhe mediatike për të ndikuar në organizatat ndërkombëtare. Izraeli nuk është se ushtron ndonjë presion “të butë” ose ndikim kulturor për të neutralizuar dhjetëra miliona kritikë të mbarë botës me ndonjë argument bindës. . . përjashtim bëjnë Shtetet e Bashkuara.

Ku qëndron fuqia që mbron Izraelin nga çdo pasojë për krimet e tij brutale?

Çelësi i mosndëshkimit të Izraelit qëndron në një zinxhir komandues që i ka rrënjët shumë thellë tek qindra organizata fanatike dhe të bindura të zionismit në SHBA.

Çdo qytet amerikan i madh apo i vogël ka këshilla lokale zioniste që përdorin ndikimin e tyre për të frikësuar grupet profesionale, politike, dhe mediatike për të siguruar që kritikët të censurohen dhe krimet e luftës të Izraelit të mbulohen. Taktikat variojnë nga ndikimi ‘miqësor’ brenda organizatave qytetare lokale deri tek kërcënimet e drejtpërdrejta, ngacmimet dhe shpifjet.

Organizatat sioniste lokale janë të lidhura me konfederata politike dhe ekonomike shtetërore që ndikojnë në emërimin dhe financimin e të gjithë kandidatëve, zyrtarëve të zgjedhur dhe përbërjen e bordeve redaktuese të mediave kryesore.

Po aq të rëndësishëm jane edhe aktivistët zionistë që ushtrojnë presion dhe rekrutojnë udhëheqës të grupeve të shoqërisë civile përmes udhëtimeve propagandistike në Izrael. Ata e zbatojnë bindjen dhe nënshtrimin ndaj zionistëve, duke i shantazhuar kritikët dhe duke kontaktuar me vendet e tyre të punës në menyrë që të pushohen nga puna. Ata përdorin edhe taktika shtypëse dhe kërcënuese kur shohin gjëra që perceptohen kundër interesave të Izraelit, që perfshijnë kërcënime telefonike dhe vizita të padëshirueshme. Në lartësitë komanduese të piramidës zioniste, qindra miliarderë dhe milionerë financojnë dhe ndikojnë tek korporatat, partitë politike, institucionet konservatore, institucionet liberale fetare dhe institucionet arsimore, ku kërkojnë aderimin në axhendën e Izraelit.

Konfiguracioni i fuqisë sioniste (ZPC) e përçon ndikimin përtej anëtarëve që paguajnë detyrimet, të cilët në realitet përbëjnë vetëm një pjesë të vogël të popullsisë amerikane. Rrjetet më të gjera zgjerojnë dhe lartësojnë praninë zioniste, duke shumëzuar qendrat e pushtetit deri në nivelet më të larta të krijimit të politikave publike. Ndikimi ideologjik i kolonës së pestë të Izraelit është përqendruar në një çështje të vetme: Mbrojtja e Izraelit dhe krimet e tij kundër njerëzimit. Ata kanë sukses për shkak të ndikimit të tyre të madh në rolin e SHBA-së në politikën botërore, duke përfshirë politikën tregtare dhe ushtarake të Uashingtonit në rajonet strategjike, veçanërisht në Lindjen e Mesme.

Anëtarët e kolonës së pestë të Izraelit mund të jenë liberalë ose konservatorë në një spektër të gjerë të çështjeve social-kulturore të vendit (të drejtat e homoseksualëve, reforma e emigracionit, identiteti racor dhe kulturor, feminizmi, mjedisi etj.), ndërsa në të njëjtën kohë ata ofrojnë mbështetje të pakushtëzuar për shtypjet, burgimet, dëbimet dhe masakrat e Izraelit kundër dhjetëra mijëra palestinezëve.

Në fakt, angazhimi primar i Kolonës së Pestë të Izraelit ka garantuar se SHBA do të bëjë një seri luftrash katastrofike kundër rivalëve rajonalë të Izraelit si Iraku, Libia dhe Siria, madje edhe me kosto të mëdha jetësh amerikane dhe humbje të shumta prej miliarda dollarësh në kurriz të taksapaguesve amerikanë. Këto lëvrime fondesh prej thesarit të SHA-së nxitur prej zionistëve për të financuar luftërat katastrofike kanë dëmtuar çdo politikë për të adresuar nevojat e brendshme të njerëzve që punojnë në SHBA (të cilat zionistët progresivë kanë kërkuar me zë të lartë për ti mbështetur!). Pasojat kanë qenë tragjike për njerëzit e Lindjes së Mesme, për të varfërit dhe për të dëshpëruarit amerikanë.

Forca e Izraelit për të vrarë civilë të paarmatosur lirshëm në Gaza buron nga ndikimi i Kolonës së Pestë në SHBA. Pa të, Izraeli nuk do të kishte asnjë fuqi për të bllokuar OKB-në nga vendosja e sanksioneve, apo të bllokonte ngritjen e një gjykate për krime të luftë nga ana e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë. Sikur të mos ishte konfiguracioni i fuqisë sioniste me bazë në SHBA, Izraeli nuk do të kishte armë bërthamore apo raketa të avancuara për të kërcënuar fqinjët e vet dhe destabilizuar qindra miliona civilëve që jetojnë në Lindjen e Mesme. Kombi i Izraelit do të ‘kufizohej’ brenda kufijve të pranuar ndërkombëtarisht dhe do të detyrohej të ndryshonte politikën e tij të spastrimit etnik. Izraeli do të duhej të bëhej një shoqëri e larmishme e bazuar në ligje, në vend të një shteti policor, fashist, aparteidist që shtyp gjysmën e njerëzve brenda territoreve të tij të deklaruara dhe të pushtuara.

Çelësi i pushtetit të Izraelit gjendet në strukturën komanduese të liderëve të tij, që dikton politikën ndaj diasporës së saj fisnore. Bashkëpunëtorët e tyre të huaj komandojnë organizatat rajonale, shtetërore dhe lokale për të transmetuar “mesazhin” dhe përdor mjete të ndryshme për ta zbatuar atë. Mospajtimet me hebrenjtë dhe jo hebrenjtë dënohen me shpejtësi dhe me egërsi, respektimi i diktateve sioniste shpërblehet.

Për kundërshtarët ka izolim, shantazh dhe shpifje, pa rekurs.

Përputhja ideologjike ose dorëzimi tek axhenda zioniste siguron punësim, promovim, emërime politike dhe gjyqësore. Asnjë kritik i hebrenjve sionistë, pa marrë parasysh prestigjin, nuk ka marrë ndonjëherë emërime të larta politike apo ekonomike. Edhe karrierat akademike dëmtohen në mënyrë sistematike, dicka që njihet mirë në SHBA.

E ashtuquajtura ‘njëtrajtshmëri’ e bashkësisë zioniste-hebraike ruhet nëpërmjet shpërblimit dhe ndëshkimit. Agjentët kryesorë të bursave, bankierët, pronarët e kazinove dhe manjatët e mediave e dinë mirë se mund të mbajnë qëndrime dhe mendime liberale ose konservatore mbi çështjet e brendshme të SHBA-së, por duhet të mbështesin ose të heshtin përpara krimeve të Izraelit ose e kundërta përballen. . . do marrin ndëshkimin.

Edhe kritikët janë të kujdesshëm. Mundohen të zbutin mospajtimet e tyre duke fajësuar “të dyja palët”: Ata i barazojnë 25 civilët e vrarë në Gaza me snajperët e IDF-së që ankohen nga lodhja e të tërhequrit të këmzës.

Konkluzion

Mbrojtja e të drejtave palestineze dhe së fundmi ndalja e masakrës në Gaza kërkon marrjen e komandës së zinxhirit izraelit zionist në Shtetet e Bashkuara. Më kryesorja është se ajo kërkon kundërshtimin e apologjive të korruptuara të Izraelit në Kongresin e SHBA-së, anëtarët e të cilit vazhdimisht i kanë mbështetur politikat e Izraelit, kanë marrë para nga zionistët, i janë dorëzuar shantazheve zioniste dhe kanë dërguar mijëra trupa amerikane drejt vdekjes në mbështetje të interesave izraelite në Lindjen e Mesme.
Ajo kërkon marrjen e komandës të përkrahësve zionistë lokalë, duke përfshirë banditët dhe shantazhuesit, si dhe elitën “e respektuar” vendase.

Grupe prestigjozë pro izraelitë në Harvard, Yale, Princeton dhe në universitete të tjera elitarë sapo festuan Pashkën. Ndërkohë, zbatuesi i ekspansionit zionist, ish punëtori i siguriës së klubeve të natës, Ministri i Mbrojtjes i Izraelit, Avigdor Lieberman (imazhi poshtë) vlerësoi snajperët e IDF-së që vranë fëmijët e shkollave të Gazës, duke thënë se ata e “meritonin lavdërimin” (FT, 4/2/18 fq 3).

As edhe një kongresmen amerikan nuk ngriti një kritikë kundër brutalitetit grotesk të Liebermanit nga frika e pesëdhjetë e dy presidentëve të organizatave më të mëdha hebraike amerikane. 52 presidentët e respektuar i miratuan plagosjet e rreth tre mijë protestuesve civilë palestinezë të paarmatosur, të cilët asnjëherë nuk kishin dalë nga burgu i tyre i tmerrshëm në shtetin sionist të Izraelit.

Për të mbështetur një protestë domethënëse duhet të turpërohet dhe emri i kolonës së 5-të sioniste, sepse ata janë politikisht përgjegjës për nënshtrimin e politikës amerikane kundrejt axhendës së Izraelit, të cilët garantojnë pandëshkueshmërinë e plotë dhe lëvdërojnë gjithë ‘Liebermanët’ brutalë.

Duhet që emrat e organizatave fisnore zioniste, udhëheqësve, rrjeteve të tyre dhe organizatorëve që ‘përgëzojnë’ vrasësit e IDF-së, të bëhen publike në botë dhe të luftohen.

Mbështetësit e gjendur në SHBA, që mbrojnë dhe promovojnë kriminelët e luftës izraelite janë psikologë, avokatë, gazetarë dhe ekspertë zionistë, të cilët mund të flasin gjerësisht rreth ‘etikës hebraike’, por që kurrë nuk kanë treguar ndopak solidaritet njerëzor për viktimat në Gaza.

Çështja e krimeve sioniste reflekton në të gjithë spektrin shoqëror.

Krerët e shquar, liderë të klasave punëtore, si Jeremy Corbyn, lider i Partisë Laburiste Britanike, vazhdimisht po përballen me shpifje si antisemitë vetëm sepse kanë folur publikisht rreth shtypjes izraelite kundër palestinezëve. Zionistë të ndryshëm kanë nisur një fushatë hakmarrëse për ta shkatërruar Corbinin si dhe për të parandaluar këtë politikan të guximshëm nga drejtimi i dhjetëra miliona punëtorëve britanikë në luftën e tyre për drejtësi sociale.

Në Shtetet e Bashkuara, zionistët organizohen gjithmonë për të shpifur mbi çdo lider popullor i angazhuar në luftën për drejtësi sociale dhe për të drejtat e punëtorëve dhe të pakicave nëse guxojnë të flasin kundër padrejtësisë së Izraelit kundër homologëve të tyre, punëtorëve dhe pakicave të shtypura në Palestinë.

Lufta për vetëvendosjen e palestinezëve ka një rëndësi të madhe për Amerikën, pasi të rinjtë dhe pakicat e saj përballen me dëshpërimin dhe padrejtësinë në rritje brenda komuniteteve të tyre. Rinia dhe minoritetet amerikane e shohin luftën e tyre për drejtësi kundër një shteti gjithnjë e më shumë oligarkik, të pasqyruar në protestat e të rinjve palestinezë. Mbrojtja e tyre e lirisë së fjalës (përfshirë lirinë për të kritikuar dhe per tupërballuar me krimet e luftës të Izraelit), lirisë së tubimeve (përfshirë lirinë për të organizuar bojkotin e produkteve izraelite) dhe vetëvendosjes, nënkupton që të rinjtë e klasës punëtore amerikane duhet të përballen me oligarkinë drejtuese, manjatët plutokratë brenda vendit dhe jashtë në Izrael./globalresearch/Gazeta Impakt

OPINIONE