Shqiperia

Në mungesë të Ramës Endri Fuga akuza opozitës: Garë se kush e shan më shumë Shqipërinë

Në seancën e sotme në Kuvend nuk munguan debatet e forta dhe akuzat nga opozita në drejtim të qeverisë, deputetja e PD, Vokshi bllokoi foltoren, ndërsa kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi ndërpreu seancën për disa minuta.

Drejtori i Komunikimit në Kryeministri, Endri Fuga i cilëson si të turpshme reagimet e opozitës në seancën e sotme plenare. Ai thotë se shpifja dhe baltosja e vendit nuk ndihmon as Shqipërinë dhe as opozitën.

“E turpshme gara e opozitarëve çdo të enjte në foltoren e Parlamentit se kush e shan më shume Shqipërinë. Debati është i nevojshëm, por shpifja dhe baltosja e vendit nuk ndihmon as Shqipërinë dhe as opozitën. Kjo strategji tregon PAPERGJEGJSHMERI ndaj shqiptarëve dhe Shqipërisë” – shprehet ai.

OPINIONE