Në një fshat të Gramshit, asnjë banor nuk ka votuar

Banorët e fshatit Grabovë e Sipërme në bashkinë Gramsh kanë bojkotuar votimin.

Mësohet se janë rreth 200 votues në këtë fshat për të cilët edhe pse është hapur qendra e votimit, asnjë prej tyre nuk ka hyrë në brendësi për të votuar.

Lajmin e konfirmon edhe kryetari i KZAZ në Gramsh i cili deklaron se qendra është hapur normalisht, komisionerët janë paraqitur po asnjë votues nuk ka hyrë brenda të votojë.

Një prej banorëve deklaron se arsyeja është mungesa totale e investimeve në këtë zonë.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne