Në një qytet afër Detroitit vendosen Billbrda elektronik me mbi shkrimin “Kosovo it’s Serbi”

Në qytetin Harper Woods, një qytet periferik i vendosur në pjesën lindore të Detroitit, në Michigan, Shtetet e Bashkuara, në kryqëzimin e rrugës maxhistrale, “Harper Ave” dhe ekspresit  I-96, mbrëm ka ndodhur një ngjarje e pazakontë.

Sot në orët e para të pasmesantës Televizioni i Shqiptarëve të Amerikës – ALBTVUSA!, dhe vet Gani Vila, aktualisht Drejtori i Televizionit të Shqiptarëve të Amerikës, transmetojë direkt nga vend-ngjarja, pamjet ku shfaqen dy Billbords të mëdha elektronik, dhe është shkruar me germa të mëdha elektronike  parulla me mbishkrimet “Kosova është Serbi”.

Televizioni Shqiptarëve të Amerikës –ALBTVUSA!, në edicionin e mëngjesit, tha se megjithëse parullat janë vendosur në mesnatë, sot në mëngjes ka pasur reagime të mëdha, nga komuniteti shqiptar i kësaj metroje, të cilët zyrtarisht i janë drejtuar autoriteteve lokale që të zbulojnë sa më parë autorët, dhe simbas ligjeve Amerikane, ata të dënohen per vendosjen në vendet publike të parullave me propogandë politike dhe provokative .

Në parrrullën në fjalë, sipas pamjeve shkruhej në anglisht “ Kosova it’s Serbi – Kosova është Serbi”, një propogandë, kjo që vazhdimisht po përdoret nga Beogradi, duke provokuar shqiptarët e Kosovës, dhe duke u sjellë, atyre në kujtesë gjenocidin e ndodhur në luftën e Kosovës, ku janë, ekzekutuar më shumë se 14 mijë shqiptarë, janë masakruar, përdhunuar, dhejtra mijëra shqiptar të Kosovës, janë djegur e shkatërruar, larguar me forcë nga shtëpitë e tyre, nga serbët mbi 1 milion shqiptarë të Kosovës.

Në shtetin e Miçiganit, ku jetojnë rreth 100 mijë shqiptarë, shqiptarët janë komuniteti më i madh dhe i integruar plotësisht, në këtë metro jetojnë mbi 75 përqin e shqiptarëve, kryesishtë ata që kan emigruar nga Malësia, Kosova dhe Shqipëria jug lindore.

“Pasi kemi marrë informacionin nga  qytetarë që telefonuan në redaksi në lidhje me parullat e paligjshëm të vendosura në dy Billbords të mëdhenj në njërën prej rrugëve kryesore në këtë qytet, kam shkruar me ekipin televizivë urgjent për të filmuar pamjet të cilat do tua nisim zyrtarëve lokalë dhe autoriteteve përkatëse në Detroit”, ka thënë Gani Vila, Drejtori i Televizionit të Shqiptarëve të Amerikës,

Në kronikë, Vila tha se “ Parullat e tilla në SHBA nuk janë ligjore dhe se ata që kanë shkruar dhe vendosur këto parulla do të dënohen simbas ligjeve amerikane”.

“Në lidhje me këtë, komuniteti shqiptarë i Detrioit do të bëjë padi duke iu drejtuar autoriteteve  Metrosë së Detroitit që këto veprime të ndalen”, transmetojë Televizioni Shqiptarëve të Amerikës –ALBTVUSA!, në edicionin e mëngjesit.

 

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne