Bota Rajoni Shqiperia

Në objektivat e zgjerimit të BE-së edhe Kosova. Viti 2025 mund të jetë i ndryshueshëm

Bashkimi Europian planifikon të anëtarësojë gjashtë shtete ballkanike përfshirë Kosovën. Lajmi përcillet nga Financial Times, që publikon një raport mbi këtë çështje.

Shqipëria, Serbia, Mali i Zi, Maqedonia, Bosnje – Hercegovina dhe Kosova janë vendet që do të hyjnë në BE dhe që në fakt janë të fundit nga Europa që mbeten jashtë BE-së dhe jashtë sferës europiane për momentin.
Në raport sillen konsiderata të sigurisë më shumë sesa ndonjë vlerësim historik dhe kriter për demokracinë. Kërcënimi rus por edhe statusi gjeografik i Ballmanit Perëndimor si rrugë kalimi për valën migratore janë dy arsye kryesore që sillen në shkrim i cili i bën jehonë nevojës për një vëmendje më të madhe nga BE-ja drejt Ballkanit Perëndimor.
Nga ana tjetër FT citon diplomatë perëndimorë që shprehen se dokumenti që do të botohet të martën nën autorësinë e Komisionit Europian do të zyrtarizojë objektivin për zgjerimin më të madh të BE-së në dy dekada, ndonëse sipas të njëjtit burim, lëvizja në fjalë më shumë sesa vendos afate dhe masa konkrete ka për qëllim energjetizimin e procesit.
Madje edhe viti 2025 është indikativ dhe mund të ndryshojë, çka do të thotë se zyrtarët në Bruksel po përpiqen të peshkojnë të parët shpresën e vagullt të ballkanasve.

OPINIONE