Në Parlamentin e Maqedonisë është gjetur mjet shpërthyes

Sot rreth orës 17:30 një pjesëtar i sigurimit të Parlamentit të Republikës së Maqedonisë në katin e parë zbuloi një mjet të improvizuar shpërthyes, raporton Anadolu Agency (AA).

Nga Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) të Maqedonisë për AA e konfirmuan rastin, duke theksuar se ekipi policor veçmë është në vendngjarje.

“Sigurimi i brendshëm i Parlamentit e paraqiti rastin. Momentalisht në Parlament ka ekip hetues, po bëhet hetim që të mund të vërtetohet saktë se për çfarë mjeti shpërthyes bëhet fjalë”, konfirmuan për AA nga Sektori për marrëdhënie me publikun në MPB, për të shtuar se sipas informacioneve të cilat i kanë nuk ka kërcënim ndaj sigurisë.

Nga MPB paralajmëruan se pas zbardhjes së tërësishme të rastit dhe informacioneve shtesë të njëjtat do ti bëjnë të ditur para opinionit.

Ndryshe, mbrëmjen e 27 prillit, pas zgjedhjes së Talat Xhaferit për kryetar të Parlamentit, protestuesit e iniciativës “Për Maqedoni të përbashkët” që ishin tubuar para ndërtesës së shtëpisë ligjvënëse u futën me dhunë brenda institucionit. Si pasojë e dhunës së protestuesve që kishin cak deputetët, mbetën të plagosur rreth 100 persona, duke përfshirë deputetë, punonjë të policisë dhe përfaqësues të medias.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne