Në prag të vizitës në Beograd, presidenti çek paralajmëron tërheqjen e njohjes së Kosovës

Presidenti çek, Milos Zeman, ka deklaruar pak para vizitës së tij në Beograd gjatë javës së ardhshme se nuk e përjashton mundësinë që Republika e Çekisë të tërheqë vendimin për njohjen e Kosovës si një shtet i pavarur, raportojnë mediat serbe.
Mëgjithatë Presindenti çek është i vetëdijshëm se një vendim i tillë do të jetë “pak i vështirë për t’u zbatuar”.Zeman theksoi se kriminelët e luftës nuk duhet të udhëheqin asnjë vend në Evropë.

Zeman shtoi se ai pajtohet me Ministrin çek të Mbrojtjes Lubomir Metnar që njohja e Kosovës është një “gabim diplomatik”, duke theksuar rolin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe ish-kryeministrit Ramush Haradinaj.

Duke vënë në dukje se ish-kryeministri i Kosovës ka një të kaluar mjaft interesante dhe se me siguri dëshmitarët u vranë dhe prandaj nuk mund të gjykohet, Zeman shkurtimisht tha: “Po, UÇK është e njohur.”

Zeman gjithashtu tha se vizita e ardhshme në Serbi do të ishte kryesisht me karakter ekonomik, por  edhe tema e Kosovës gjithashtu do të preket.

Ai vuri në dukje se mbështet pranimin gradual të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian, “me përjashtim të Kosovës”.

Autoritetet serbe pretendojnë se 15 shtetet të OBK-së e kanë tërhequr deri më tani njohjen e Kosovës./KP

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne