Shqiperia

Në pritje të votës për Shqipërinë; Bundestagu gjerman i ndarë për kohën kur duhet vendosur

Në prag të publikimit të progres-raportit të Bashkimit Evropian, mes Partisë Socialdemokrate Gjermane dhe Unionit Kristiandemokrat e Kristiansocial në Bundestag po vihen re dallime në lidhje me çeljen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Ndërsa socialdemokratët kërkojnë çeljen e menjëhershme të negociatave, Unioni Kristiandemokrat dhe Krsitiansocial e kanë lënë për në shtator datën e trajtimit të kësaj teme.

Korrespodentja e Deutsche Welles në Berlin, Anila Shuka, ka treguar për Top Channel, se në Bundestang ndjehet një klimë nervozizmi mbi vendimin që duhet të jepet mbi Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Shkua sqaron se ministri i Shtetit për Evropën në Ministrinë e Jashtme të Gjermanisë, Michael Roth, këmbëngul se tani është momenti që duhet votuar për çeljen e negociatave për dy shtetet Ballkanike, pasi, së pari çdo vendim tjetër do të sillte një humbje të besimit të Ballkanit tek BE, së dyti, dy shtetet, veçanërisht Shqipëria, i kanë plotësuar të gjitha kushtet. E së treti, sinjalet pozitive që do të dërgohen nga ky vendim do të sigurojnë stabilitet në rajon.

Por CDU/CSU janë të mendimit se nuk do të ketë kohë për të marrë një vendim nga 26 maji deri në 4 qershor dhe e kanë shtyrë atë për në shtator.

Teksa zyrtarisht thuhet se koha e pamjaftueshme për diskutim është arsyeja e shtyrjes, Anila Shuka shprehet se CDU/CSU kanë disa rezerva sidomos për Shqipërinë, e për këtë mund të kërkojnë edhe kushte shtesë./tch

OPINIONE