Në Prizren shfaqet dokumentari që tregon fytyrën e vërtetë të FETO-s

Në Prizren të Kosovës është shfaqur dokumentari “Rrjeti” (The Network) i cili tregon fytyrën e vërtetë të organizatës terroriste FETO, përgatitur nga TRT World në kuadër të projektit të Zyrës së Komunikimeve të Presidencës së Turqisë dhe realizuar nga gazetari britanik Andrew Wilson, raporton Anadolu Agency (AA).

Aktiviteti i organizuar nga ana e Federatës së Shoqatave Turke të Kosovës, është zhvilluar në bashkëpunim me Ambasadën e Turqisë në Prishtinë dhe Konsullatën e Përgjithshme në Prizren.

Në shfaqjen e dokumentarit mori pjesë edhe ambasadori i Turqisë në Kosovë, Çağrı Sakar, ministri i Administratës Publike i Kosovës dhe kryetari i Partisë Demokratike Turke të Kosovës (KTDP), Mahir Yağcılar, Ministri i Zhvillimit Rajonal i Kosovës, Rasim Demiri, zv/kryetarja e Kuvendit të Kosovës dhe deputetja e KTDP-së, Müferra Şinik, deputeti i KDTP-së, Fikrim Damka dhe personalitete të tjerë.

Sakar në deklaratën për gazetarët tha se edhe në të ardhmen do t’i mbështesin aktivitetet e tilla të organizatave të shoqërisë civile turke në Kosovë.

“Mendojmë se do të jetë e dobishme shpërndarja e këtij dokumentari me qytetarët e Prizrenit, që jep informacione të nevojshme që të kuptohet fytyra e vërtetë e organizatës terroriste FETO”, tha Sakar.

Përveç Sakar, fjalim mbajtën edhe ministri Yağcılar dhe deputeti Damka./trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne