Bota

“Në Qipro mund të ketë dinamika të reja pas pranverës”

Këto vlerësime Akënxhë i bëri në aeroportin “Ercan” të Lefkoshës [Nikosia] pas kthimit të tij në Qipro nga një takim trepalësh me udhëheqësin grekoqipriot Nikos Anastasiadis me ndërmjetësimin e Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara (OKB), Antonio Guterres mbajtur të martën në kryeqytetin gjerman Berlin.

Në takimin trepalësh në Berlin u vendos si objektiv që një zgjidhje që do të arrihet në Qipro duhet të mbështetet tek barazia politike [mes dy pjesëve të ishullit], të ketë për bazë partneritetin mes dy shteteve themeluese, që sovraniteti të rrjedhë nga të dy komunitetet, të ketë një strukturë federale bizonale dhe bikomunitare dhe se në rrafshin e OKB-së nuk ekziston ndonjë zgjidhje tjetër,- u tha ai gazetarëve.

Akënxhë nënvizoi se ndarja në ishull do të jetë e përhershme në kushtet kur zgjidhja federale nuk do të mund të sigurohej dot, por populli nuk e dëshironte një diçka të tillë, dhe se nga një zgjidhje e mbështetur në barazi dhe siguri do të përfitonin banorët e ishullit dhe brezat e ardhshëm.

Duke theksuar se bisedimet në Berlin kishin qenë të dobishme dhe produktive, dhe në të njëjtën kohë kishin qenë edhe hapa pozitivë, Akënxhë vuri në dukje se çështje si: “barazia politike”, “pjesëmarrja efektive në vendimmarrje” dhe “presidenca me rotacion” janë çështje që përmenden edhe në dokumentet e Sekretarit të Përgjithshëm të OKB, si rrjedhojë në agjendën e tyre [të RTQV-së] nuk ekziston një zgjidhje ndryshe nga ajo që nuk përmban barazinë politike dhe elementet e saj.

Duke iu referuar metodës që do të ndiqet në bisedimet e ardhshme lideri turk i Qipros, Mustafa Akënxhë tha se negociatat [e reja] nuk do të ishin më të hapura [me fund të papërcaktuar] dhe thjesht sa për të thënë “që po negociohet”, ndërsa sqaroi se fillimisht do të synohet arrija e një marrëveshjeje strategjike në çështjet themelore, kurse detajet do të plotësoheshin më pas.

Akënxhë tha se memorandumet e kaluara do ta ruajë vlefshmërinë e tyre dhe ashtu siç e tha edhe Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Guterres, procesi është me urgjencë; procesi duhet të përmbajë disa faza, duhet të jetë domethënës dhe i orientuar drejt rezultateve dhe se këtë herë procesi do të jetë i ndryshëm, shtoi ai.

Në përgjigje të një pyetjeje se si do të formësohet harta ardhshme rrugore [plani i veprimit] lideri turk i Qipros tha se do të priten zgjedhjet në RTQV, po ashtu zgjedhje do të ketë edhe në dhjetor në Angli për shkak të procesit të daljes nga Bashkimi Evropian [Brexit], gjithashtu për shkak të një qeverie të zgjedhur rishtazi në Greqi dialogu me Turqinë sapo ka nisur. Akënxhë shtoi se gjatë takimit në Berlin Sekretari i Përgjithshëm Guterres dha mesazhin se ai nuk do të nxitojë për mbajtjen e një takimi pesëpalësh.

“Ajo çfarë pritet në të vërtetë është se pas pranverës mund të nisë një dinamikë e re në problemin qipriot”,- theksoi Mustafa Akënxhë./ trt

OPINIONE

INTERVISTA