Në rast se projektuesi i sulmeve të 11 shtatorit nuk dënohet me vdekje, ai shprehet i gatshëm të dëshmojë kundër Arabisë Saudite

Hartuesi i sulmeve terroriste të 11 shtatorit ka propozuar se në rast se ai lirohet nga dënimi me vdekje i marrë nga qeveria amerikane, ai është gati të dëshmojë kundër Arabisë Saudite.

Khaled Sheik Muhamed, projektues i rrjetit terrorist Al Kaida të ngjarjeve të 11 shtatorit 2001 në Amerikë, ka propozuar se nëse i hiqet dënimi me vdekje nga qeveria amerikane, ai do të dëshmojë në gjykatë në interes të viktimave të kësaj ngjarjeje dhe kundër Arabisë saudite.

Propozimi i Khaled Sheik Muhamed u bë ditën e premte pas një letre drejtuar gjykatës së Manhatanit ku është ngritur procesi për të marrë dëmshpërblim nga Arabia Saudite.

Kjo është në kohën kur qeveria e Arabisë Saudite deri më sot ka mohuar çdo rol dhe ndërhyrje në ngjarjet e 11 shtatorit.

Majkëll Klag avokati mbrojtës i Arabisë Saudite ka hedhur poshtë çdo lloj pretendimi për dhënien e dëshmisë nga Khaled Sheik Muhamed.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne